REAGIMI I DRITAN PRIFTIT:
Ka reaguar menjëherë Dritan Prifti, pasi ka mësuar se KQZ ka aprovuar kandidimin e tij si kandidat i mbështetur nga zgjedhësit për qarkun e Fierit. "Jam i kënaqur, që do të kem mundësinë të kandidoj sërish në të njëjtën zonë pa u fshehur dhe pa ndërruar zonën, siç bëjnë shumica e deputetëve, që nuk mbajnë premtimet. Kam punuar me përkushtim dhe do të punoj më shumë në Parlamentin e ri. Ilir Meta nuk më lejoi të kandidoj as me PS-në dhe as me partitë brenda koalicionit të majtë. Më vjen keq, që Meta po e shfrytëzon frikën e Ramës për zgjedhjet për t’i marrë komandën e partisë dhe diktuar listat e PS-së. Jam i bindur që Meta bën lojën e Berishës dhe qeverinë e ardhshme do ta bëjë përsëri me atë. Do t’ua provoj shumë shpejt intrigën e re Berisha-Meta për t’i lënë përsëri të majtët në opozitë", ka komentuar Prifti.
(ma/shqiptarja.com)