KQZ,Osmanaj:Zotkajt e Peçit nuk
iu hoq mandati për arsye politike

KQZ,Osmanaj:Zotkajt e Peçit nuk<br />iu hoq mandati për arsye politike
'Vendim politik për të shmangur ndërprerjen e mandatit të dy kryetarëve të bashkive për të cilët prokuroria  përfundoi  hetimet dhe kërkoi ndërprerje të mandatit'.
 
Kështu e konsideron vendimin me shumicë të thjeshtë të KQZ, nënkryetari i këtij institucioni  Hysen Osmanaj, i cili bashkë me dy anëtarët e tjerë të opozitës u largua  nga mbledhja gjatë votimit.
 
Edhe ish kryetari i KQZ, Çlirim Gjata i kërkon KQZ të jetë  e kujdesshme  pasi ky institucion vetëm zëvendëson mandate nuk i heq ato. Sipas tij  KQZ nuk mund të tejkalojë kompetencat që i jep ligji, pasi nuk është organ hetimor.
 
Dy ditë më parë KQZ mori në shqyrtim  riverifikimin e  formularëve të 22 zyrtarëve përfshirë  këtu edhe dy kryebashkiakët Adriatik Zotkaj e Tërmet Peci për të cilët prokurori kishte mbyllur hetimin dhe kërkoi ndërprerje të mandatit.
 
Për të gjithë këta zyrtarë KQZ vendosi që mos u ndërpritet mandati. 



dy.b/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg