KQZ për "Seserin", Subashi:
Parlamenti në kohë për zgjidhjen

KQZ për "Seserin", Subashi:<br />Parlamenti në kohë për zgjidhjen
TIRANE- Kushtetuesja s'është e vetmja që mund t'i japë zgjidhje zëvendësimit të Seserit në Parlament me një tjetër socialist. Nënkryetarja e KQZ, Dëshira Subashi tregon variantet sesi zëvendësimi i Seserit duhet të bëhet pa shkuar në Kushtetuese. Gjon Bardhi ka marrë mandatin e deputetit nga KQZ zyrtarisht më 13 janar, pavarësisht se ai më pas i është drejtuar KQZ me letër, ku kërkon dorëheqjen nga mandati i deputetit. Nëse një kandidat që zëvendëson në listën shumëemërore një deputet të zgjedhur nga zgjedhjet parlamentare s'paraqitet në Kuvend për 30 ditë, atëherë atij automatikisht i hiqet mandati i deputetit.

 "Kodi Zgjedhor ka bërë disa përcaktime që jo domosdoshmërisht kërkohet një shqyrtin në gjykatën Kushtetuese, qoftë dhe ky rast. Zoti Bardhi ka deklaruar se heq dorë nga ky mandat. Ai të dëgjohet në komisionin përkatës të Parlamentit, të heqë dorë nga mandati, të refuzojë bërjen e betimit dhe në këtë mënyrë krijohet vakanca, ashtu siç edhe në mënyrë specifike, si një rast të veçantë, Kodi në nenin 164 pika 2 ka përcaktuar që edhe sikur deputeti që është zëvendësuar të mos paraqitet në Parlament brenda 30 ditëve, pa kryer asnjë procedurë tjetër, Parlamenti duhet ta konsiderojë vakant vendin e tij", deklaron Subashi.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë