KQZ: Partitë vetëm nga një
vëzhgues në KZAZ, koalicionet 3
KQZ pritet që të shqyrtojë dhe të miratojë të hënën një sërë vendimesh të rëndësishme për procesin zgjedhor rë 23 qershorit që kanë të bëjnë me vëzhguesit e partive e koalicioneve politike.
TIRANE -
KQZ pritet që të shqyrtojë dhe të miratojë të hënën një sërë vendimesh të rëndësishme për procesin zgjedhor rë 23 qershorit që kanë të bëjnë me vëzhguesit e partive e koalicioneve politike. Në udhëzimin e ri të hartuar nga administrata e KQZ, propozohet që çdo koalicion ka të drejtë të caktojë jo më shumë se tre vëzhgues në çdo KZAZ, KQV e për çdo tavolinë, ndryshe nga udhëzimi i mëparshëm që lejonte që të ishin vetëm nga një vëzhgues.
“Çdo parti mund të kërkojë akreditimin vetëm të një vëzhguesi në KZAZ e KQV dhe çdo koalicion zgjedhor mund të kërkojë akreditimin e jo më shumë se tre vëzhguesve në KZAZ e KQV. Vëzhguesi/vëzhguesit e subjekteve zgjedhore, të akredituar në KZAZ, mund të vëzhgojnë procesin zgjedhor dhe në QV të ZAZ”, thuhet në relacionin e KQZ.
Ndërsa një tjetër vendim i rëndësishëm që pritet të miratohet është pikërisht dhe listat me emrat e propozuar nga partitë për anëtarë dhe sekretarë të KZAZ. Sipas përcaktimit që ka bërë Kodi dy partitë më të mëdha në Parlament PD dhe PS propozojnë për anëtarë dhe sekretarë, ndërsa LSI dhe PBDNJ propozojnë vetëm anëtarë të këtyre komisioneve.
“PD e PS kanë të drejtë të paraqesin secila propozim për dy anëtarë të KZAZ. LSI dhe PBDNJ kanë të drejtë të paraqesin secila propozim për një anëtar të KZAZ-së. PD i lind e drejta të propozojë anëtarin e shtatë në KZAZ me numër çift, ndërsa PS të Shqipërisë i lind e drejta të propozojë anëtarin e shtatë në KZAZ me numër tek”, thuhet në relacion.
PD e PS kanë propozuar nga 270 emra për anëtarë dhe sekretarë të KZAZ, ndërsa LSI dhe PBDNJ nga 92 emra vetëm për anëtarë. Do shqyrtohet dhe projektvendimi “Për ngritjen dhe thirrjen e mbledhjes së parë të KZAZ për zgjedhjet”.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 22.03.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
71%
-
Jo
26%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 927
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Dokumentet e skaduara rrezikojnë votën e diasporës, Haçkaj: Qeveria të shtyjë vlefshmërinë
1 Janar, 12:26
-
Debatet, partitë duan të numërojnë votën e diasporës! PD kundër Celibashit: S’mund të shpikni proces të ri! PS rezerva: Vëzhgues apo anëtarë?
30 Dhjetor 2024, 16:56
-
Zgjedhjet 2025/ KQZ teston 'PER', platformën për votuesit jashtë Shqipërisë! Celibashi: Llogarinë mund ta krijojë kushdo, nëse përmbushen kushtet regjistrohesh si zgjedhës
27 Dhjetor 2024, 08:55