TIRANE - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka korrigjuar pa votim një vendim të miratuar në mbledhjen e datës 7 prill të vitit 2015.
Në mbledhjen e 7 prillit, KQZ u njohu kryetarëve të bashkive, kryetarëve aktualë të komunave, si dhe anëtarëve të Këshillit Bashkiak të drejtën që të përjashtohen nga detyrimi për të mbledhur 3 mijë firma, në rast se dëshironin të kandidonin si të pavarur për bashkinë e zonës ku janë zgjedhur apo partitë jashtë koalicioneve.
Ky vendim u kundërshtua nga Partia Demokratike, por amendamenti u miratua me katër vota pro dhe tre kundër të pakicës.
Në këtë mbledhje, kryetarja e KQZsë, Lefterije Lleshi, bashkoi votat me të zgjedhurit e maxhorancës, Denar Bibën, Edlira Jorgaqin dhe Gëzim Veleshnjën.
Ndërkohë që tri votat kundër ishin ato të përfaqësuesve të pakicës, Klement Zgurit, Hysen Osmanajt dhe Vera Shtjefnit.
KQZ vendimin e zbardhur e ka publikuar në faqen zyrtare të saj me vendimin nr.88, por disa ditë më vonë ai është modifikuar në përmbajtje, duke rrëzuar tërë amendamentin e kaluar me “shumë vështirësi”.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

KVV: KQZ s’ka transparencë, ndryshime të paprecedentë