KQZ, Patozi: PS-LSI s'ka
aritmetikë që ua zgjidh hallin
Nënkryetari i Partisë Demokratike Astrit Patozi nga Vlora ka akuzuar të majtët së po bllokojnë qëllimisht punën në KQZ pasi e dinë që fitorja është larg tyre. Patozi: Nuk ka aritmetikë që tua zgjidhi hallin. (Foto: Patozi e Ardi Kollozi sot në Orikum)
VLORE - Nënkryetari i Partisë Demokratike Astrit Patozi nga Vlora ka akuzuar të majtët së po bllokojnë qëllimisht punën në
KQZ pasi e dinë që fitorja është larg tyre.
Sipas Patozit koalicioni i shifrave mes PS dhe LSI është thjesht për pushtet dhe është larg halleve dhe problemeve të qytetarit.
“Shikoni kundërshtarët që keni përballë, u bashkuan te majtët me njëri tjetrin me idenë se aritmetika do t’i ndihmojë, nuk ka aritmetikë që tua zgjidhi hallin. Të jeni të sigurtë, për këtë dhe fakti që qajnë dhe ankohen se një njeri qe pretendon që është fitues pse ankohet, vazhdon punën në KQZ, por duan të braktisin zgjedhjet, duan që të cënojnë zgjedhjet sepse e dinë qe nuk u del hesapi. Por ne nuk do të merremi me ta, ne kemi rrugën tonë, ne kemi projektin tonë në 4 vitet që vinë do të ndryshojmë Shqipërinë dhe do ta çojë shumë shpejt Shqipërinë drejt objektivit tonë: Shqipëria vënd i zhvilluar
Kryetari i Grupit PD, Patozi së bashku me kryetarin e PD-së së Vlorës, Ardi Kollozi ndodheshin sot në Orikum për të inauguruar zyrat e PD.
Kreu i PD-së së Orikumit shprehu bindjen se edhe në Orikum kontributi do të jetë i madh për fitoren e 23 qershorit.
“Ne do të kemi fitore dinjitoze e të merituar”- ka thënë kreu i PD-së së Vlorës, Ardi Kollozi përpara pjesëmarrësve të shumtë.
Kreu i grupit të punës për qarkun e Vlorës, nënkryetari i PDSH-së, Astrit Patozi, kërkoi angazhim maksimal nga të gjithë të pranishmit, duke theksuar se Orikumi është një model i qeverisjes së djathte, ku investimet i kanë ndryshuar fytyrën kësaj zone.
Duke folur për projektin për katër vitet e ardhme, Patozi theksoi se do te shtrohet çdo aks rrugor, do te zgjidhen të gjitha çështjet e së përditshmes së qytetarëve shqiptarë, por mbi të gjitha do të sigurohet integrimi i gjithë vendit drejt Bashkimit Europian.
Redaksia online
(ar.sh/ sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
71.6%
-
Jo
25%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 1774
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Dokumentet e skaduara rrezikojnë votën e diasporës, Haçkaj: Qeveria të shtyjë vlefshmërinë
1 Janar, 12:26