KQZ përjashton FRD nga fondet:
S’ju takon, nuk ishit parti në 2009

KQZ përjashton FRD nga fondet: <br />S’ju takon, nuk ishit parti në 2009
TIRANE - Fryma e Re Demokratike ka reaguar ditën e sotme në lidhje me përjashtimin e saj nga ana e Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për përfitimet e ligjshme që parashikon Kodi Zgjedhor për partitë parlamentare. Në një konferencë për mediat, sekretari për Çështjet Zgjedhore të FRD-së Ervin Karamuço shprehu shqetësimin në lidhje me këtë çështje duke e quajtur “praktikë të re abuzive që është duke u gatuar në KQZ”.

Ndërkohë që pas këtyre deklaratave ka reaguar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duke sqaruar se fondi ndahet sipas ligjit për partitë politike. Sipas KQZ-së duke u mbështetur në vendimin numër 602 datë 1.8.2009 që ka shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të viti 2009 FRD nuk ka marrë pjesë në zgjedhje si parti politike, rrjedhimisht nuk mund të përfitojë nga fondet e vëna në dispozicion nga buxheti i shtetit.
 
FRD: BERISHA DHE KQZ KUNDER NESH, TE ZBATOHET KODI ZGJEDHOR
Në një konferencë për mediat, sekretari për Çështjet Zgjedhore të FRD-së Ervin Karamuço shprehu shqetësimin në lidhje me këtë çështje duke e quajtur “praktikë të re abuzive që është duke u gatuar në KQZ”.

“Sipas nenit 2 pika 12 e Kodit Zgjedhor, çdo parti politike që posedon të paktën një vend në Kuvend ka të drejtën të përfitojë çdo atribut që i njihet nga ky kod lidhur me financimin partiak, prezencën e tij permante pranë KQZ-së, përfshirjen e saj në strukturat e tjera zgjedhore etj. Përjashtimi i FRD nga shpërndarja e fondeve afirmon një strukturim të marrëveshjeve okulte nga dy partitë e vjetra lidhur me ndarjen abuzive të pushtetit, që synon deformimin e vullnetit të zgjedhësve dhe të zhvillimit të një gare të pastër politike. FRD mbetet me shpresë se orientimet që dalin nga zyra e Kryeministrit Berisha për KQZ-në e tij politike, të mos gjejnë mbështetjen e përfaqësuesve të partive të tjera, pasi këto veprime të përsëritura po degradojnë pavarësinë e institucioneve, besimin e popullit në votën e tyre si dhe do të dëmtojnë rëndë performancën e shtetit shqiptar në proceset integruese”, deklaroi Karamuço.

Më tej Karamuço i ka bërë thirrje KQZ-së ”që të rishikojë vendimmarrjen e saj ditën e nesërme dhe të zbatojë në mënyrë të paanshme Kodin Zgjedhor duke garantuar një garë të ndershme dhe jo përjashtuese ndaj FRD-së”. Gjithashtu, FRD i ka bërë apel “partnerëve ndërkombëtarë që të fuqizojnë qëndrimin dhe motorimin e tyre për këto zgjedhje edhe në drejtim të procesit përgatitor të tyre dhe jo të mbeten vetëm në terma pas-zgjedhore”.

REAGON KQZ: NUK MERRNI FOND, S’ISHIT PARTI NE 2009
Pas deklaratave të Frymës së Re Demokratike në lidhje me ndarjen e fondeve për partitë politike në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 23 qershorit, reagon Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duke sqaruar se fondi ndahet sipas ligjit për partitë politike.

Sipas KQZ-së duke u mbështetur në vendimin numër 602 datë 1.8.2009 që ka shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të viti 2009 FRD nuk ka marrë pjesë në zgjedhje si parti politike, rrjedhimisht nuk mund të përfitojë nga fondet e vëna në dispozicion nga buxheti i shtetit.

“Lidhur me deklaratën e zotit Karamuço sqarojmë se fondi ndahet sipas ligjit për partitë politike. Sipas këtij ligji fondi ndahet në raport me numrin e deputetëve të fituar në zgjedhjet e fundit parlamentare. Rezulton se sipas vendimit të KQZ-së numër 602 datë 1.8.2009 që ka shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të viti 2009 FRD nuk ka marrë pjesë në zgjedhje si parti politike, rrjedhimisht nuk ka përfituar mandate sipas vendimit të mësipërm. Për sa më sipër FRD nuk mund të përfitojë nga fondet e vëna në dispozicion nga buxheti i shtetit”, thuhej në reagimin e KQZ-së për mediat.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit