KQZ përjashton vëllain e Mhill
Fufit, PD pa kandidat në Kurbin

KQZ përjashton vëllain e Mhill<br />Fufit, PD pa kandidat në Kurbin
TIRANE - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përjashton nga gara elektorale e 21 Qershorit Ilir Pjetrajn vëllain e deputetit demokrat Mhill Fufi, i cili ishte zgjedhur nga Partia Demokratike si kandidat për Bashkinë e Kurbinit. 

Socialistët kërkuan rrëzimin e vendimit të KZAZ-së për kandidatin Ilir Pjetraj me argumentin se janë shkelur afatet për regjistrimin e kandidatit për në zgjedhjet lokale, nga 4 maji që ishte limiti, regjistrimi i tij është bërë më 13 Maj.  

Kërkesës së Partisë Socialiste për ta çregjistruar Pjetrajn nga lista e kandidatëve të Kurbinit i është bashkuar me votë pro edhe kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Lefterie Luzi. Ndërkohë anëtarët e mazhorancës dhe të opozitës në institucionin e administrimit të zgjedhjeve, u ndanë 3 kundër dhe 3 pro.

Në këto kushte zgjedhësit e bashkisë së Kurbinit kanë zyrtarisht vetëm një kandidat në garë. 

Ndërkaq demokratët pritet të ankimojnë në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KQZ ndërsa përfaqësuesit politik të dy forcave politike PS e PD shpalosin qëndrime krejtësisht të kundërta për këtë çështje.

Përballja ligjore për këtë çështje u paralajmërua edhe nga A1Reportt kur dy përfaqësuesit e partive politike Genci Gjonçaj dhe Njazi Kosovrasti kishin argumentuar qëndrimet e tyre në lidhje me këtë çështje. Aktualisht procesi mbetet në dorë të Kolegjit Zgjedhor i cili do të përcaktojë nëse do të jetë në garë për bashkinë e Kurbinit kandidatit i PD Ilir Pjetraj.

Emri i vëllait të deputetit Mhill Fufi u propozua nga Partia Demokratike, pasi kandidati tjetër i zgjedhur fillimisht nga koalicioni i djathtë Altin Biba u tërhoq nga gara për zgjedhjet e 21 Qershorit për arsye sipas tij shëndetësore. Biba mban edhe postin e kreut të degës së PD-së në këtë rreth. Ndërkohë Partia Socialiste kandidon në këtë Bashki me kryebashkiakun aktual të Laçit Artur Bardhin.

Ilir Pjetra erdhi në këtë garë pas dorëheqjes së kandidatit Altin Biba dhe rezulton të jetë e njëjta formulë si me  vëllain e tij Mhill Fufi i cili mori mandatin e deputetit pas ikjes së Vasil Bicit në shtator të vitit 2013 i cili dha dorëheqjen pa bërë ende betimin e tij në Parlament.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

‘A po vendosni kontroll mbi KLSH-në’, Çuçi: Modeli që po ndjekim është dhe në vende të tjera, në proces janë përfshirë dhe ndërkombëtarët

‘A po vendosni kontroll mbi KLSH-në’, Çuçi: Modeli që po ndjekim është dhe në vende të tjera, në proces janë përfshirë dhe ndërkombëtarët