KQZ: Po rrezikohet numërimi
elektronik, Lleshi: E pavërtetë

KQZ: Po rrezikohet numërimi <br />elektronik, Lleshi: E pavërtetë
TIRANE - Përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste, Genc Gjoncaj ka shprehur shqetësimin e tij në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për sa i përket afatit të tejkaluar për 2 projektet e reja që do të aplikohen për herë të parë në qarkun e Tiranës dhe Fierit, ajo e identifikimit te kartave te identitetit dhe i numërimit elektronik te votave. Sipas Gjoncaj ky afat i cili nuk është respektuar po rrezikon seriozisht zbatimin e këtyre dy projekteve në këto dy qarqe.

Ndërkohë kryetarja e KQZ-së, Lefterie Lleshi e pyetur në telefon nga A1 Report e ka konsideruar të pavend shqetësimin e Gjoncajt dhe ka shpjeguar se KQZ nuk rrezikon asgjë, pasi është ende në procedura me kompanitë përkatëse që do marrin përsipër këto projekte . Më herët në mbledhjen e KQZ u miratua në unanimitet edhe përbërja dhe mënyra e ngritjes dhe funksionimit si dhe procedurat që ndjek bordi i monitorimit të medias, e cila u la sipas rregullores së 2009.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri gjeorgjian mbron projektligjin për “agjentët e huaj”

Kryeministri gjeorgjian mbron projektligjin për “agjentët e huaj”