KQZ: Policia në Qendrat e Votimit
pas pezullimit të votimit

KQZ: Policia në Qendrat e Votimit<br />pas pezullimit të votimit
TIRANE - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje me 6 vota pro dhe 1 kundër të anëtarit Hysen Osmanaj pr/vendimin që përcakton detyrat e Policisë së Shtetit dhe forcave të ushtrisë në zgjedhjet e 23 qershorit, pas ndryshimeve të miratuara në Kodin Zgjedhor.

Ndryshe nga drafti që u paraqit nga administrata, dy përfaqësuesit e partive politike në KQZ, Niazi Kosovrasti dhe Genci Gjonçaj bënë propozime të reja lidhur me vendimet që duhet të marrë Komisioni i Qendrës së Votimit në rast se rrezikohen procesi i rregullt i votimit, thirrja për ndihmë e forcave të policisë dhe ushtrisë dhe pezullimi i procesit të votimit.

“Kodi Zgjedhor përcakton se duhet të merret vendim për hapjen e vendimit, pezullimin e votimit, kërkimin e ndihmës nga Policia e Shtetit për rivendosjen e rendit në qendrën e votimit. Çdo gjë bëhet me vendim dhe jo me njoftim”, tha Gjonçaj. Ndërkohë që sipas Kosovrastit problemi qëndron në njoftimin nga Qendrat e votimit njëkohësiht edhe për policinë dhe KZAZ ndërkohë që sipas administratës pas kësaj KZAZ njofton policinë.

“Nuk dihet se kush do ta njoftojë më parë policinë.  Do t`i shkojnë me korrierë atje policisë? Kush i thotë policisë “eja”? duhet të ketë raport të qartë se si do jetë vendimi do njoftohet drejtëpërdrejtë nga KQZ apo KZAZ policia? Ose do shkojë njeri atje shkon në KZAZ ose do ta njoftojë me telefon”, ngriti si shqetësim përfaqësuesi i PD.

Ndërkohë që sipas administraës ky njoftim do të jetë i njëkohësishëm edhe nga KQV dhe nga KZAZ për policinë. Policia më pas vetëm duke marrë vendimin nga Qendra e Votimit mund të ndërhhyjë për rregullimin e rendit pas ndërprerjes që i është bërë paraprakisht procesit të votimit.  Ndërkohë që më parë thirrjes së policisë, KQZ ka marrë vendim dhe ka pezulluar votimin, kjo për të mos patur mundësi për të prishur procesin e votimit.

RAPORTET E AUDITËVE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjithashtu shqyrtoi dje “Raportet e ndërmjetëm të auditëve teknicienë për verifikimin e veprimeve në bazën e të dhënave të RKGJC-së dhe proçesin e hartimit të listave”.

Dy auditët teknicienë, Dashamir Çali i propozuar nga Denar Biba si dhe Genti Malko i propozuar nga Lefterie Lleshi, raportuan para Komisionit Qendor të Zgjedhjeve lidhur me verifikimet e bëra në bazën e të dhënave të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile për peridhën 3 shkurt - 3 mars të vitit 2013.

Shifrat tepër të ndryshme të tyre bënë që për më shumë se dy orë palët të debatonin me njëra-tjetrën. Sipas ekspertit Çali ekzistojnë 2337 zgjedhës që janë regjistruar në adresa QV të gabuara, 1225 zgjedhës mbi 100 vjeç nga këto vetëm 1040 në lista që nuk janë afishuar.

Për tu afishuar emri i tyre në listat që do të votojnë ata më parë duhet të bëjnë një kërkesë me shkrim nga ana e tyre. Ndërkohë që sipas ekspertit Çali janë 51.998 dublime të paverifikuara, një shifër kjo tepër e lartë nga ajo e ekspertit Malko, që sipas së cilit janë ai ka ende vetëm 348 dublime të paverifikuara.

2093 është shifra e publikuar nga Çali për zgjedhësit që janë tranferuar kryesisht nga Tirana e Korça. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’i përcjellë Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, gjetjet dhe rekomandimet përkatëse të dy auditëve, lidhur me problematikën e hasur gjatë punës së tyre për verifikimin e proçesit të hartimit të listave të zgjedhësve. Raportimi i ardhshëm i auditëve teknicienë do të përfshijë periudhën 3 mars – 3 prill 2013.

PROJEKTI PILOT

Gjonçaj: Ende pa përgjigje për tekonoligjinë e Tiranës

Që në fillim të mbledhjes së djeshme të KQZ, përfaqësuesi ligjor i PS, në KQZ, Genci Gjonçaj ngriti si shqetësim vonesat e përgjigjes nga ana e administratës së KQZ për kërkesën që ai ka bërë për projektin e prokurimit të teknologjisë për Qarkun e Tiranës. “Afatet janë aq të ngushta saqë nuk dihet nëse do bëhet apo jo.

Një përgjgije nga administrata e KQZ do të ishte shumë e favorshme në favor dhe në transparencë për të gjithë”, tha Gjonçaj. Ndërkohë që administrata nga ana e saj theksoi se ende nuk është mbyllur procedura dhe sapo të mbyllet do merren masa për të kthyer përgjigje.

Ndërkohë që në datën 23 mars pritet që të fillojë dhe projekti pilot i numërimit elektronik në Qarkun e Fierit. Gjonçaj depozitoi para pak ditësh një kërkesë me shkrim për marrje informacioni nga ana e administratës lidhur me të dhënat e prokurimit të tekonoligjisë për verifikimin elektronik në Tiranë.

Shkrimi u buotua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 20.03.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

Miratohet ligji i ri në Irak, deri në 15 vite burg për martesat brenda së njëjtës gjini

Miratohet ligji i ri në Irak, deri në 15 vite burg për martesat brenda së njëjtës gjini