TIRANË - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas debate të cilat kanë zgjatur më shumë se dy orë ka vendosur të pranojë kërkesën e Partisë Socialiste për të marrë në konsideratë dokumente që sipas kësaj force politike vërtetojnë manipulimin e firmave të zgjedhësve për kandidatin e PSD në Përrenjas, Artur Topi.

Me katër vota pro dhe tre kundër KQZ vendosi t’i kalojë për verifikimin ekspertëve juridik dokumentet që PS pretendon se janë manipuluar firmat e disa zgjedhësve në mbështetje të kandidatit të PSD për këtë bashki.
 
Përfaqësuesit politik kanë debatuar gjatë në KQZ. PS tha se nënshkrimi i disa zgjedhësve rezulton me problem ndërsa për demokratët kërkesa është e pabazuar në ligj.
 
PS ka ankimuar disa vendime të KZAZ në bashki të ndryshme për kandidatë ose këshilltarët e Partisë Social Demokrate e cila vendosi të shkëputej nga koalicioni i majtë dhe të shkonte e vetme në zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)