KQZ prezanton tre projekte në mbështetje të procesit zgjedho

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve prezantoi të hënën tre projekte në mbështetje të procesit zgjedhor të 21 qershorit.
Projekti i parë, i realizuar në bashkëpunim me PNUD-in, lidhej me prezantimin e hartave zgjedhore, i cili përfshin një informacion mjaft të detajuar mbi qendrat e votimit dhe zonat e administrimit zgjedhor, sipas ligjit të ri për reformën administrativo-territoriale.
Një tjetër aplikacion i prezantuar sot, që do të jetë i aksesueshëm për gjithë të interesuarit, ka të bëjë me informacionin online për listat shumëemërore të kandidatëve për kryetarë bashkie dhe listat për anëtarë të këshillave bashkiakë.
Ndërsa projekti i tretë, i prezantuar nga administrata e Komisionit, lidhet me shikimin online të ambienteve të magazinave në Lundër, ku KQZ administron materialet zgjedhore. Sipas drejtorit të Teknologjisë dhe Informacionit, Petrit Gjokutaj, përmes këtij projekti synohet një transparencë sa më optimale e këtyre ambjenteve, ku janë të instaluara 9 kamera.
Risi e projektit, i financuar nga KQZ, është fakti që të gjitha partive do t'u jepet një kod që ato të monitorojnë online gjithë aktivitetin në këto magazina./atsh/

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ilir Metaj: Turizmi 2024?...Karvani do të ecë përpara