KQZ pritet të çertifikojë të mërkurën rezultatet për kryetarin e bashkisë së Tiranës

/ATSH- I. Vata/-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën me dije se ditën e mërkurë do të zhvillojë mbledhjen, ku do të shqyrtohen disa projekt-vendime të rëndësishme.
KQZ të mërkurën pritet të hedhr shortin për disa kërkesa ankimore dhe te nxjerre rezultatin për kryetarin e bashkisë së Tiranës, si dhe rezultatin për këshillin bashkiak për bashkitë e Kolonjës, Pustrecit dhe Bulqizës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e së mërkurës do të shqyrtojë projekt- vendim "Për hedhjen e shortit të kërkesave ankimore të depozituara në KQZ nga nr.102 deri në kërkesën ankimore me nr.105, të paraqitura nga subjektet zgjedhore", projekt- vendimin "Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë Tiranë, qarku Tiranë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015".
Po ashtu, KQZ pritet të shqyrtojë edhe projekt- vendimin "Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e këshillit të bashkisë Tiranë, qarku Tiranë", projekt- vendimin "Për shpërndarjen e mandateve për këshillin e bashkisë Kolonjë, qarku Korçë", projekt- vendimin "Për shpërndarjen e mandateve për këshillin e bashkisë Pustec, qarku Korçë", projekt- vendimin "Për shpërndarjen e mandateve për këshillin e bashkisë Bulqizë, qarku Dibër, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015".
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Prezantohet projekti i stadiumit të ri modern, pronarët e Romës: Ai mishëron pasion