KQZ, PS- PD rigjejnë konsensusin
do dëgjohen 26 kandidatë

KQZ, PS- PD rigjejnë konsensusin<br />do dëgjohen 26 kandidatë
TIRANE- Mazhoranca dhe opozita e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për procedurat e zgjedhjes së të gjithë anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përfshirë edhe kryetarin. Në mbledhjen e Komisionit Parlamentar të Ligjeve nënkryetari socialist Fatmir Xhafaj kërkoi seancë dëgjimore për anëtarët e KQZ-së por edhe për kandidatët për kreun e këtij institucioni. Diçka e tillë gjeti mirëkuptimin e kryetarit Ilir Rusmali dhe palët ranë dakord të nisin seancat dëgjimore që prej ditës së mërkurë sipas rënditjes në listë.

“Propozimi ynë për zgjedhjen e të gjithë kandidaturave për kryetarë e për anëtarë të kalojnë në një seancë dëgjimore, duke përcaktuar ne një limit kohe, në gjykimin tim jo më shumë se 10 min për të parë kriteret ligjore të secilit kandidat që do të jetë I pranishëm.”- deklaroi Xhafaj.

Nga ana e tij Rusmajli tha “Biem dakort me konsensus që të bëjmë këtë lloj procedure sipas rregullave të posacme.”

Një javë më parë po në mbledhjen e Komisionit të ligjeve ishte deputeti demokrat Dashnor Sula ai që propozoi kalimin në seancë dëgjimore të të gjitha kandidaturave pavarësisht konsensusit paraprak mes PD-së dhe PS-së. Ndryshe nga ajo çfarë ndodhi sot, në atë mbledhje kërkesa u hodh poshtë nga kreu i komisionit Ilir Rusmali.

Arritja e dakordësisë për seancat dëgjimore nuk ka shmangur gjithësesi akuzat dhe kundërakuzat në komision mes deputetit demokrat Fatos Hoxha dhe atij socialist Bashkim Fino, duke arritur deri aty sa t’i propozoi kryetarit të komisionit përjashtimin e tij me dy javë. Duke e ironizuar njoftimin zyrtar të Kuvendit pas përjashtimit të deputetit Damian Gjiknuri javën e kaluar, Fino sugjeroi që deputeti Hoxha ti kërkojë pesë herë falje zonjës Topalli.
(kz/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia