Por nga KQZ ka dalë një shkresë, drejtuar anëtarit të komisionit Hysen Osmanaj ku shpjegon mbërritjen e informacionit nga Prokuroria dhe vendosjen në dispozicion të anëtarëve. Në shkresë thuhet se nga prokuroria ka mbërritur informacioni në datën 16 tetor në KQZ dhe është protokolluar.
Po në datë 17 tetor, sipas KQZ është bërë nxjerrja e këtyre shkresave nga zyra e Kryetarit të KQZ-së dhe dorëzimi për anëtarët e KQZ-së, tek sekretarja Elona Dai, e cila ka nënshkruar në regjistrin përkatës për marrjen në dorëzim të këtyre shkresave me numër kopje gjashtë.
Me shkresën e publikuar, KQZ hedh poshtë pretendimet e PS që Zguri nuk i kishte vënë në dijeni anëtarët e KQZ-së për dokumentin e prokurorisë. Megjithatë PS ka nisur procedurat për shkarkimin e kreut te KQZ Klement Zgurit me pretendimin se nuk ka lajmëruar anëtarët e KQZ.
Dje kryeministri Edi Rama paralajmëroi shkarkimin e kryebashkiakut të Mallakastrës, i cili sipas tij preket nga ligji i dekriminalizimit, pasi ka qenë dënuar në Itali.
Letra e KQZ per Hysen Osmanajn
dy.b/shqiptarja.com