KQZ: Qendra Votimi në ambiente
të militantëve demokratë

KQZ: Qendra Votimi në ambiente<br />të militantëve demokratë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje ngritjen e 229 qendrave të votimit në ambiente private në qarkun e Tiranës, Elbasanit, Korçës dhe Beratit si dhe ktheu për verifikim dhe gjetjes së një vendi alternativ në ambiente publike 57 qendra votimi.

Ashtu si dhe në mbledhjet e mëparshme, ngritja e këtyre qendrave të votimit në ambinte private ka qenë shqetësuese për përfaqësuesin ligjor të PS në KQZ. Genci Gjonçaj ngritit të njëjtin shqetësim edhe dje.

Sipas Gjonçajt në njësinë bashkiake numër 11 në Tiranë, që drejtohet nga të djathtët janë ngritur qendra votimi në ambiente private të ofruara nga kryetari i seksionit politik të PD, kryeplaku si dhe këshilltarë të djathtë të kësaj njësie bashkiake.

Përfaqësuesi ligjor i PS propozoi ambiente publike, ku mund të ngriheshin këto qendra. Shqetësuese për PS ishte dhe bashkia Kamëz, ku vetë drejtori i Gjendjes Civile kishte propozuar ambiente private për ngritjen e një qendre ku do të kryhet votimi në 23 qershor.

Edhe përfaqësuesi ligjor i PD në KQZ, Niazi Kosovrasti propozoi për verifikim të disa qendrave të votimit në bashkinë e Tiranës si dhe të Durrësit.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 01.05.2013

Redkasi Online
(b.mshqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë