KQZ refuzon PD: Nuk çregjistrohen 
zgjedhësit, çështja ende në hetim

KQZ refuzon PD: Nuk çregjistrohen <br />zgjedhësit, çështja ende në hetim
TIRANË - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka marrë vendim në lidhje me kërkesën e Partisë Demokratike për çregjistrimin e 2800 zgjedhësve në Bashkinë e Durrësit, për të cilët Prokuroria e qytetit bregdetar pas vendimit të gjykatës i kërkoi Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, të vendosë sekuestrimin e të dhënave kompjuterike ne lidhje me përbërësit e gjendjes civile në këtë zonë. Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tha se kërkesa është e pabazuar në ligj pasi procesi është ende në organet e drejtësisë.

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Ivi Kaso e konsideroi krim elektoral atë që po ndodh në bashkinë e Durrësit. Ky pretendim u hodh poshtë nga përfaqësuesi i Partisë Socialiste në KQZ, Genci Gjoncaj i cili tha se nëse ky konsiderohet krim elektoral atëherë PD nuk mund të ketë kandidatë në Durrës pasi Grida Duma është regjistruar së fundi në Durrës.

Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile në raportimin e tij para KQZ tha se tashmë nuk mund të bëhet asnjë lëvizje në listat e zgjedhësve për asnjë arsye.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Atë që ua merr deti duan ta rimarrin ndryshe' Dredha tregon luftën me bizneset në Vlorë për plazhet publike! Sqaron dhe videon e Ramës

'Atë që ua merr deti duan ta rimarrin ndryshe' Dredha tregon luftën me bizneset në Vlorë për plazhet publike! Sqaron dhe videon e Ramës