KQZ regjistron anëtarët për KZAZ-të, ‘Rithemelimi’ mbetet jashtë, avokati Braho: Është e përcaktuar qartë me ligj, por çështja e PD-së ende në gjykatë, mund të ketë ndryshime

Ka filluar afati për regjistrimin e anëtarëve të  Komisionet e Administrimit të Zonave Zgjedhore, të cilët do të propozohen sipas rezultateve që morën në zgjedhjet e fundit partitë: 2 PS, 2 PD, 1 PSD e Tom Doshit dhe 1 anëtar nga Partia e Lirisë, ndërsa anëtari i 7-të, zgjidhet me short mes PD e PS. Çështja që ngrihet për diskutim është nëse PD-ja e Sali Berishës do të dorëzojë emra anëtarësh, apo do të jetë një situatë e njëjtë si më 6 mars, ku  nuk do të ketë as në këto zgjedhje, anëtar në Komisionet e Administrimit të Zonave Zgjedhore.

Për avokatin Ledio Braho, njëkohësisht dhe përfaqësues në Komisionin e Ankimimeve në KQZ çdo gjë është e qartë dhe se ka një formulë ligjore të përcaktuar paraprakisht në Kodin Zgjedhor.

I ftuar në emisionin “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Nertil Agalliu në Report Tv, Braho tha se përbërja  e KZAZ-ve në çdo zgjedhje, në rastin e zgjedhjeve të përgjithshme të kaluar, dhe zgjedhjet e ardhshme vendore, është parashikuar me dispozitë tranzitore, kjo për shkak të djegies së mandateve nga PD-ja.

“Kjo nuk  është një gjë e re, kështu ka funksionuar gjithmonë, 90 ditë përpara, kodi zgjedhor, në nenin 28 të tij,  parashikon se jo me vonë se 90 ditë përpara datë së zgjedhjeve, lokale apo të përgjithshme, ngrihen komisionet zonale, dhe në përbërjen e tyre, kanë 7 anëtarë dhe një sekretar pa të drejtë vote. Kodi Zgjedhor ka parashikuar dhe përbërjen e KZAZ-ve për çdo zgjedhje, përjashtimin në rastin e zgjedhjeve të përgjithshme të kaluar, dhe zgjedhjet e ardhshme vendore, është parashikuar me dispozitë tranzitore, kjo për shkak të djegies së mandateve nga PD-ja, mandateve të vitit 2019, është parashikuar që dy anëtarë KZAZ janë nga partia e shumicës parlamentare, dy nga partia e opozitës me numrin më të madh të mandateve, 1 nga parti që është në pushtet, por jo partia më e madhe, një nga opozita dhe anëtari i shtatë zgjidhet me short mes dy partive më të mëdha parlamentare, pra PS-së dhe PD-së.” , shpjegoi Braho.

Avokati thotë se cilat parti do të dërgojnë anëtarët do të  shihet deri më datën 29 ku është përcaktuar dhe si afati i fundit, më pas do të jetë vendimmarrje KQZ-së, dhe shtoi se çështja e vulës së PD-së është ende ne gjykatën e apelit dhe deri në përfundim të afatit mund të ketë ndryshime.

“Vendimmarrja e djeshme e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve është një vendimmarrje se cila ka përcaktuar se cila parti ka anëtarë në KZAZ, dhe sa anëtarë ka secila prej partive, se kush do t’i dërgojë, do të shihet deri 29.

Çështja i përket Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, është debati që është  bërë në fillimi të marsit se kush është partia demokratike. Ka një vërtetim që është depozituar në KQZ, ka një precedentë në KQZ, do shihet në vijim, do jetë vendimmarrje e KQZ-së. Çështja e partisë demokratike është dhe në Gjykatën e Apelit.”, u shpreh avokati.

KQZ ndau të hënën anëtarët e KZAZ-ve që do të propozohen sipas rezultateve që morën në zgjedhjet e fundit partitë: 2 PS, 2 PD, 1 PSD e Tom Doshit dhe 1 anëtar nga Partia e Lirisë. Anëtari I Shtatë, zgjidhet me short mes PD e PS.

Në këto kushte, sfida e PD së Enkelejd  Alibeajt që do të përfaqësojë logon e PD në këto zgjedhje, nëse gjykata nuk vendos para marsit për fatin e selisë blu, është gjetja e anëtarëve të tyre për KZAZ, deri në fund të janarit.

Ndërsa Sali Berisha mbetet të zyrtarizojë koalicionin me Partinë e Ilir Metës, që të ndajnë mes tyre jo vetëm anëtarët e KZAZ-ve, komisionerët, numëruesit e vëzhguesit, por edhe të drejtën ligjore për të regjistruar kandidatët për kryebashkiakë.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë