Komisioni Qëndror Zgjedhor regjistroi sot edhe dhjetë kandidatët e tjerë të tre subjekteve dhe koalicioneve politike që do të garojnë në gjashtë bashkitë e vendit. Pas shqyrtimit të dokumentacionit, anëtarët e KQZ-së kanë votuar pro miratimit të listës së kandidatëve. Zgjedhjet e pjeshme lokale do të zhvillohen më 6 mars në bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.

Në këto zgjedhje do të marrin pjesë edhe gjashtë kandidatë që mbështetet nga grupimi Berisha. Dekreti për të zhvilluar zgjedhjet e pjeshme vendore u mor nga Presidenti Ilir Meta pasi Gjykata Kushtetuese vendosi që t'i konsiderojë të ligjshme zgjedhjet lokale të vitit 2019.

Partia Socisliaste ka vendosur që në tre bashkitë e madha Shkodër, Durrës dhe Lushnje të përfaqësohet nga femra. Në Shkodër kandidatja Majlinda Angoni deri pak kohë më parë mbante detyrën e Prefektes së Qarkut, ndërsa në Durrës dhe Lushnjë i është bësuar dy nënkryetareve aktuale, përkatësisht Emiriana Sako dhe Eriselda Sefa.

Më poshtë kandidatët që u regjistruan sot nga KQZ

Partia Socialiste

Shkodër - Majlinda Angoni

Lushnjë – Eriselda Sefa

Durrës – Emiriana Sako

Partia Demokratike

Lushnjë – Indrit Sefa

Shkodër- Xhemal Bushati

Durrës – Luan Hoti

Koalicioni Shtëpia e Lirisë

Durrës - Ardian Muka

Lushnjë - Elton Ilir Bano

Shkodër - Bardh Spahia

Partia e Lëvizja e Re

Durrës – Jonid Nano

20 kandidatë do të jenë në garë për zgjedhjet e 6 marsit që do të mbahen në 6 bashki të vendit. Nga 11 parti të regjistruara, vetëm 4 subjekte çojnë kandidatë. Zgjedhjet e pjesshme vendore do të zhvillohen për bashkitë Shkodër, Durrës, Dibër, Rrogozhinë, Vorë dhe Lushnjë.