KQZ regjistron koalicionet zgjedhore
e majta me 39 parti, PD me 15 parti

KQZ regjistron koalicionet zgjedhore<br />e majta me 39 parti, PD me 15 parti
TIRANE - Dy koalicionet e mëdha të partive kryesore politike, janë regjistruar në komisionin qendror të zgjedhjeve. Duke respektuar afatin e përcaktuar nga kodi zgjedhor, listën e koalicionit të majtë e ka dorëzuar përfaqësuesi ligjor i PS Genci Gjoncaj, i cili saktësoi se e majta shkon në një koalicion me 39 parti politike, ndërsa koalicioni do të quhet Aleanca për Shqipërinë Europiane.

Në koalicion bie në sy prania e disa partive parlamentare, si PS,LSI, PDIU dhe PDK, por edhe parti të tjera të vogla. Ndërsa zyrtazisht partia social demokrate e drejtuar nga Skënder Gjinushi do të garojë e vetme në zgjedhje dhe jo në siglën e të majtës. 

Nga koalicioni i djathtë ishte Njazi Kosovrasti, që dorëzoi listën e partive të përbërë nga 15 forca politike, por me vetëm një parti parlamentare, partinë Republikane. Ndërsa aleanca do të quhet Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet. 

Pas përfundimit të ketij procesi është edhe afati i fundit ai i 2 majit, kur duhet të regjistrohen edhe kandidatët për bashkitë, ku me mjaft interes pritet, nëse kandiatët e pavarur për Tiranën si Gjergj Bojaxhi apo Sazan Guri, do të arrijnë shifrën prej 6 mijë firmash, të nevojshme për të qenë pjesë e garës.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

50 medikamente të reja për sëmundjet onkologjike, Koçiu: Shtim të numrit të fishave të diabetit falas

50 medikamente të reja për sëmundjet onkologjike, Koçiu: Shtim të numrit të fishave të diabetit falas