KQZ: Reklamat për zgjedhjet
edhe në greqisht për minoritetet

KQZ: Reklamat për zgjedhjet<br />edhe në greqisht për minoritetet
TIRANE - Tashmë minoritetet e ndryshme e në vendin tonë, bëhet fjalë për ato që janë zyrtare, do të kenë të drejtë që të informohen rreth gjithë proçesit edukues për zgjedhjet dhe procesin sesi duhet të votojnë në zgjedhjet që do të mbahen në 23 qershor edhe në gjuhën e tyre amtare.

Kjo pas një propozimi të bërë në KQZ nga anëtari i propozuar nga PBDNJ, Jani Jani që reklamat për gjithë procesin zgjedhor të jenë në gjuhën greke dhe të gjithë minoriteve zyrtare në vendin tonë. Ky propozim u miratua me shumicë votash në KQZ.

Kjo i jep mundësi që minoriteti grek, por jo vetëm, të jenë më të informuar edhe në gjuhët e tyre amtare nëpërmjet fletëpalosjeve; posterave dhe spoteve publicitare audio-vizive rreth parapërgatitjeve të zgjedhjeve. Madje miratimi i këtij propozimi shkon përshtat edhe me raportin e fundit për të Drejtat e Njeriut të Departamentit të Shtetit.

Ndërkohë që propozimi i Jani Janit kishte të bënte me obiligimin e mediave publike radiofonike e televizive që të përgatisin materiale (spote dhe emisione të tjera) në gjuhën greke për Minoritetin Etnik Grek për procesin e zgjedhjeve të 23 Qershorit. Ndërkohë që sipas Janit duhet të bëhet kujdes, pavarësisht tirazhit të zhvillohet fushatë sensibilizuese dhe në gazeta që qarkullojnë në gjuhët e minoriteteve.

PROJEKTI I INFORMIMIT PËR MINORITETET


Referuar të dhënave zyrtare për minoritetet rezulton se vendi ynë ka 5 minoritete (grek, maqedonas, rom, serbo-malazez dhe vlleh). KQZ synon dhe do të bëjë të mundur informimin dhe pajisjen e tyre me informacionin e nevojshëm zgjedhor në gjuhët respektive,për sa i përket mënyrës së votimit, procedurave, rëndësisë së tij, rolit që kanë qytetarët në votim,etj.

Sipas strategjisë edukuese për zgjedhësit KQZ ka përgatitur një projekt,i cili përfshinë të gjithë personat që do të votojnë në 23 qershor. Zbatimi i programeve informative dhe sensibilizuese për këto grupe të popullsisë është i rëndësishëm për përfshirjen e tyre në proceset politiko–shoqërore në vendin ku ata jetojnë.

KËRKESA E OMONIA-s


Prej kohësh organizata përfaqësuese e minoritetit grek në Shqipëri, OMONIA ka bërë një kërkesë instancave kompetente në vendin tonë për procesin zgjedhor që materialet shpjeguese për zgjedhjet si dhe fletët e votimit të jenë edhe në gjuhën amtare të minoritetit grek, pasi kjo do të ishte më lehtësuese në mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

“Të vëmë në dukje gjithashtu se prej kohësh u është vënë parasysh instancave kompetente kërkesa e OMONIA për përgatitjen e materialit zgjedhor, por edhe të fletëve të votimit në gjuhën greke. Ndërsa është hera e parë që u fut në diskutim në seancë zyrtare të KQZ, si institucion kompetent për menaxhimin e procesit zgjedhor”, thuhet në faqen zyrtare të PBDNJ, në greqisht.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 08.03.2013

Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë