KQZ rizgjidhet anëtar i Bordit
Ekzekutiv të A-WEB

Shoqata Botërore e Trupave Zgjedhore (A-WEB) rizgjodhi si anëtar të Bordit Ekzekutiv të A-WEB, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Kryetari,  Klement Zguri.
 
Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Bordit Ekzekutiv të A-WEB u mor vendim lidhur me Aprovimin e versionit përfundimtar të raportit në Asamblenë e Përgjithshme të 3-të, rishikimin e statutit të Shoqatës si edhe zgjedhjen e Bordit të ri Ekzekutiv, ku KQZ e Shqipërisë u rikonfirmua si Anëtare.
 
Bordi Ekzekutiv do të përbëhet nga 17 përfaqësues në total, ku 5 përfaqësues janë për Afrikën, 4 për Amerikën, 4 për Azinë, 3 përfaqësues për Europën dhe 1 për Oqeaninë.
 
Përmes materjalit zyrtar të dërguar nga zyra e shtypit e KQZ-së thuhet se “ndërkohë, mbledhja e Bordit do të pasohet nga Mbledhja e 3-të e Asamblesë së përgjithshme të A-WEB dhe konferenca dy ditore. Numërimi i fletëve të votimit dhe përdorimi i teknologjisë për rritjen e transparencës së proceseve zgjedhore, punime të cilat po zhvillohen në Bukuresht të Rumanisë dhe pjesëmarrës është edhe delegacioni i KQZ-së së Shqipërisë i kryesuar nga  Klement Zguri”
 
A-WEB është organizata ndërkombëtare me prestigjin më të lartë në botë në fushën e zgjedhjeve dhe pjesëmarrja e drejtpërdrejtë e KQZ së Shqipërisë në Bordin Ekzekutiv të shoqatës, është një mundësi për të siguruar aktivitete me interes të lartë për Shqipërinë, në fushën e zgjedhjeve.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Lulzim Basha i bashkohet lutjeve për Kryepeshkopin Anastas Janullatos

Lulzim Basha i bashkohet lutjeve për Kryepeshkopin Anastas Janullatos