TIRANE - KQZ ka rrëzuar ankimimin e PR që lidhet me pretendimet për rezultatet në qarkun e Shkodrës, si dhe disa ankimime të partive si Aleanca Demokrastiane që lidhen me rezultate në gjithë qarqet.
Rrëzimi i kërkesave nga ana e partive politike, lidhet me faktin se s’janë hedhur ende në sistemin e të dhënave të KQZ rezultatet e 22 qendrave të votimit. Në mbledhjet e ardhshme të KQZ pritet të rimerren në shqyrtim kërkesat e këtyre partive, pasi kërkesat në vetëvete kishin parregullsi ligjore.
Në rastin e PR, ankimimi është bërë nga dega e kësaj partie në Shkodër, ndërkohë që në kod parashikohet që kërkesat për ankimim mund të bëhen nga drejtuesi i partisë apo përfaqësuesi i partisë në KQZ.
(Shkrimi u botua sot në gazetën "Shqiptarja.com" (print), e diel, 30 qershor 2013)
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com