TIRANE - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar dy kërkesa për referendum të përfaqësuesve të Partisë Demokratike. Bëhet fjalë për referendumit për ndërtimet në hyrjen e Liqenit Liqenit Artificial në Tiranë dhe ai për parkimin nëntokësor tek Parku "Rinia".
Anëtarët e djathtë në këtë komision ishin pro mbajtjes së referendumit, ndaj me votimin e parë që rrëzoi kërkesën e artikukuar nga Jamarbër Mallezi, kreut të departamentit të Mjedisit, kanë braktisur mbledhjen.
Anëtarët e tjerë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i kanë vlerësuar antikushtetuese kërkesat, pasi referendumi mund të mbahet mbi një çështje të caktuar, por jo mbi vendime që janë marrë, siç në këto raste ka vendosur këshilli Bashkiak i Tiranës.
Gjithashtu, KQZ ka rrëzuar edhe kërkesën e tretë të përfaqësuesve të PD, për mbajtjen e referendumit për ndërtimin e këndit të lojërave te Parku i Liqenit.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com