KQZ rrëzon kërkesën e LSI për
pavlefshmëri të rezultatit në Vorë

KQZ rrëzon kërkesën e LSI për<br />pavlefshmëri të rezultatit në Vorë
TIRANE - Komisioni Qendror Zgjedhor ka rrëzuar me 4 vota kërkesën ankimore të LSI për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Vorë. Vendimi i KQZ-së erdhi pasi mori në shqyrtim provat që Lëvizja Socialiste për Integrim solli për ankimimin  për zgjedhjet në Bashkinë e Vorës, ku kërkohej pavlefshmëri e procesit zgjedhor në të paktën 18 qendra votimi.

Përfaqësuesi i LSI në KQZ, Ylli Manjani pas dhënies së verdiktit deklaroi se do ta adresojnë çështjen edhe në instancat e tjera, kjo pasi vendimi i KQZ për shpallje të pavlefshme të zgjedhjeve erdhi për shkak kompetencash dhe jo për shkak se fenomeni nuk ekziston. 

“Më vjen mirë që anëtarët e KQZ ranë të gjithë dakord që ka një fenomen jo vetëm në Vorë. Vendimi i KQZ u dha për shkak kompetencash. Ne do ta kërkojmë këtë kompetencë, ka Prokurori dhe instanca të tjera."- tha Manjani. 

KZAZ e Vorës shpalli fitues kandidatin e së djathtës me 258 vota më  shumë se kandidati i majtë, por duke iu referuar  pretendimit të LSI, në këtë njësi vendore janë regjistruar gjatë muajve të fundit në mënyrë fiktive më shumë se 700  qytetarë e që sipas  kësaj force politike kanë marrë pjesë në votim të paktën 400 votues të cilët kanë lidhje familjare ose pune me kryetarin e bashkisë Fiqiri Ismaili.

Kërkesa e LSI është konsideruar e pabazuar në ligj nga ana  e përfaqësuesve të PD në KQZ. Në këto kushte Njazi Kosovrasti i kërkoi  KQZ të veprojë në të njëjtin standarde siç veproi me Durrësin. Në të njëjtën linjë  përfaqësuesi i Partisë Republikane Arian Madhi tha se KQZ  nuk ka kompetencë  për të verifikuar vendbanimet  dhe nuk mund të marrë vendim  sa kohë kjo çështje është në hetim. Por përfaqësuesi i PS Genci Gjonçaj kërkoi  pikërisht PD të mbajë të njëjtin standard siç kërkoi për Durrësin. 



Ylli Manjani: Vendimi i KQZ për çështje kompetence, fenomeni u pranua
Ylli Manjani ka komentuar vendimin e dhënë nga KQZ duke u shprehur se ky verdikt u dha për shkak kompetencash nga KQZ dhe jo për shkak se fenomeni nuk ekziston.

“Më vjen mirë që anëtarët e KQZ ranë të gjithë dakord që ka një fenomen jo vetëm në Vorë. Vendimi i KQZ u dha për shkak kompetencash. Ne do ta kërkojmë këtë kompetencë, ka Prokurori dhe instanca të tjera. Nuk mund të mos e fsheh kënaqësinë që të gjithë e pranuan faktin që kreu i Vorës e fitoj mandatin me vota të jabanxhinjve. Nuk jemi të kënaqur nga vendimi, prisnim tjetër gjë. Fenomeni i transferimit të votave ekziston.”-tha Manjani. 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hasani me të rinjtë diplomatë në Seul: Bashkë mund të bëjmë më shumë për të ardhmen

Ministri Hasani me të rinjtë diplomatë në Seul: Bashkë mund të bëjmë më shumë për të ardhmen