KQZ rrëzon udhëzimin, partia e
Blushit regjistrohet në zgjedhje

KQZ rrëzon udhëzimin, partia e<br />Blushit regjistrohet në zgjedhje
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur këtë të premte të regjistrojë partinë LIBRA të Ben Blushit.
 
Vendimi u mor me votë unanime 7 pro dhe asnjë kundër.
 
KQZ vendosi të rrëzojë udhëzimin e administratës së KQZ, që ka të bëjë me nenin 68, pika 3, e Kodit Zgjedhor, i cili vendos si detyrim paraqitjen nga partia politike, në rastin konkret për partinë LIBRA të Ben Blushit, të një vërtetimi nga Kuvendi se ka mandat deputeti 6 muajt e fundit dhe se për t'u regjistruar pa pasur nevojë të mbështetet nga një listë prej 5000 firmash.
 
Debati në këtë për këtë çështje lidhej me afatin 6 mujor nëse do të ishte data e zgjedhjeve apo data kur përfundon mandate ligjor i deputetit.
 
Në këto kushte i jepet përgjigje përfundimtare pretendimit të ngritur një ditë më parë nga kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, se KQZ po synon mos regjistrimin e partisë së tij në zgjedhje.

Diskutimi në KQZ për regjistrimin
Përfaqësuesi i administratës së KQZ:
Ajo është një parti që ka deklaruar se ka dy deputetë në Kuvend. Në kërkesën që ka bërë kjo parti kërkon që të dijë nëse ka nevojë që të mbledhë firma për regjistrimin.

Denar Biba: Presion në Kuvend dhe në media kundër KQZ.  Aludime të padrejta për udhëzimin për regjistrimin e partive.
 
E konsideroj veten një idealist të mirë dhe besoj se ky akt të vendoset nga KQZ se cfarë nënkupton me të paktën 6 muajt e fundit.
 
6 muajt e fundit të mandatit të Kuvendit, 6 muaj nga zgjedhjet apo cfarë...
 
Prandaj për këtë arsye lind e drejta për sqarim. Kjo nuk është vendimmarrje vec për një parti.
 
Interpretimet për 6 muajt e fundit janë të ndryshme.

Administrata e KQZ: Përfaqësuesi i 'LIBRA'-s kërkoi konstatimin nëse duhen firmat.
 
Përfaqësuesi i LIBRA-s: Kuvendi vërteton zotërimin e mandatit të deputetit për 6 muajt e fundit për Blushin dhe për Hafizin.

Denar Biba: Nëse kjo situatë nuk sqarohet sot, ju mund të ndodheni përpara një surprize, sepse 50 ditë para zgjedhjeve ju mund të sillni listën do t'u duhet që brenda një ditë të mblidhni 5 mijë firma.
 
Akti i vërtetimit është në dorën time dhe të n/kryetarit, prandaj duhet të na thoni faleminderit për këtë.
 
Përfaqësuesi i PS, Salianji: Jashtë cdo logjike, që për llogari elektorale një deputet e merr mandatin nga një parti tjetër në  fund kalon një parti tjetër.
 
Nga llogaritet afati i fundit 6 mujor? Varianti i parë lista e zgjedhjeve, data e zgjedhjeve dhe varianti i tretë kur përfundon mandati në shtator.
 
Të tre variantet janë të interpretueshme ligjore. Duhet të ishe parë edhe relacioni i Kuvendit.
 
Për të shmangur pazaret para fushatës, nuk lejohet që 40 ditë para të depozitohet lista dhe ka venë një afat 6 muaj.
 
Vërtetimi për LIBRA-n për pazare politike. Mendoj që data e zgjedhjeve të llogaritet për afatin e 6 muajve, pra pazaret e minutës së fundit të shmangen.
 
Në shtator realisht mbaron mandati, por ne do marrim datën normale të funksionimit të Kuvendit 18 qershor 2017.
 
Për ne afati duhet të jetë 18 qershor.

Njazi Kosovrasti i PD: Tre cështje kërkohen që të rregullohen. Udhëzimi thotë 6 muajt e fundit të periudhës mandatore të Kuvendit.
 
Këtë ka dashur të thotë ligjvënësi.
 
Biba: Kështu po bëni një propozim
 
Kosovrasti: Jo, jo propozimin do ta bëjmë në fund.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg