TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë sot vendimin përfundimtar lidhur me fatin e deputetit Tom Doshi.
Vendimi i KQZ ka qenë kundër kërkesës së Prokurorisë për t'i hequr mandatin duke arsyetuar se deputeti nuk preket nga ligji i dekriminalizimit. Ka qenë vetë kryetari i KQZ, Klement Zguri i cili ka deklaruar se vendimi i KQZ-së ka qenë unanim.
"Vendimi i KQZ-së ishte unanim. Ndaj këtij vendimi mund të ankimohet", tha Zguri.
Kësisoj, Doshi nuk rrezikon dhe lejohet të kandidojë si kryesues i listës së PSD në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.
Njësia e Posaçme e Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme pati kërkuar heqjen e mandatit të Doshit me pretendimin se prekej nga ligji i dekriminalizimit për shkak të një dënimi në vitin 1990, për "Sjellje të padenjë në shoqëri".
Dosja e Prokurorisë në ngarkim të Tom Doshit:
Deputeti Tom Doshi ka deklaruar në formular, nën pyetjen 1 të tij, një vendim penal dënimi të formës së prerë nr.18. datë 25.05.1990, të Kolegjit Ushtarak të Rrethit Gjyqësor Durrës, ku është dënuar me 1 vit heqje lirie për veprën penale të “Sjelljes së padenjë në shoqëri”, parashikuar nga neni 129 i Kodit Penal të Kohës.
Nga verifikimet e kryera po nga Prokuroria e Përgjithshme, nga Dëshmia e Gjendjes Gjyqësore rezulton se z.Doshi është arrestuar në 26.02.1990 dhe është liruar me datë 13.09.1990 dhe po nga Dëshmia e Gjëndjes Gjyqësore rezulton se z.Doshi në cilësinë e të pandehurit të dënuar për këtë vepër penale është i rehabilituar.
Në referim të dispozitave të ligjit 138/2015, prokuroria ka konstatuar se z.Tom Doshi përfshihet në fushën e ndalimit të parashikuar në nenin 2, pika 1, gërma “ç” të ligjit nr.138/2015, për kryerjen me dashje të një krimi që nuk përfshihet në shkronjat “a” dhe “b” të pikës 1 të nenit 2 të ligjit por në germën ç të kësaj pike, për kryerjen e një krimi me dashje të dënuar jo më pak se 6 muaj burgim.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO