KQZ shpall rezultatin për Dibrën 
i jep mandatin Muharem Ramës

KQZ shpall rezultatin për Dibrën <br />i jep mandatin Muharem Ramës
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka certifikuar mandatin për kreun e bashkisë së Dibrës, Muharem Rama. Pas shpalljes së rezultatit nga KZAZ e Dibrës, KQZ pasi ka pritur mbylljen e afatit për ankimim nga subjektet politike ka shpallur rezultatin përfundimtar. 

Por për demokratët, KQZ nuk mundi të frenojë shkatërrimin e zgjedhjeve të pjesshme. Sipas ekspertit ligjor të PD në KQZ, Ivi Kaso në Dibër kishte proces ku beteja ishte me me krimin.

KQZ gjithashtu miratoi pas shortit të ekspertëve kontabël të liçensuar, të cilët do të kryejnë auditimin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga partitë politike, për vitin kalendarik 2015.

Komisioni qëndror i zgjedhjeve zyrtarizoi rezultatin ku shpallet fitues i bashkisë së Dibrës për zgjedhjet e pjesshme në këtë bashki kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane (ASHE) Muharrem Rama. Për demokratët në Dibër, beteja ishte me krimin dhe KQZ nuk mundi të frenojë këtë proces. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Rikthim në 2008-n, pse u rimbyllën listat e deputetëve?!

Ylli Pata: Rikthim në 2008-n, pse u rimbyllën listat e deputetëve?!