KQZ shpërndan fondet për partitë politike


 
TIRANE, 3 shkurt /ATSH/. - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi me 7 vota pro:
Projektvendimin, "Për shpërndarjen e fondeve vjetore partive politike në formën e ndihmës financiare vjetore për vitin 2015".
Partitë politike të cilat përfitojnë nga shpërndarja e fondeve janë:
Partia Socialiste e Shqipërisë - 676.617 lekë
Partia Demokratike - 57.179.867 leke
Lëvizja Socialiste për Integrim - 20.575.897 lekë
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet - 518.047 lekë
Partia Republikane Shqiptare - 6.632.077 lekë
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut - 4.130.537 lekë
Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë - 4.130.537 lekë
Fryma e Re Demokratike - 3.489.667 lekë
Partia Demokracia Sociale - 3.166.667 lekë
Partia Socialdemokrate - 3.166.667 lekë
Partia Demokristiane e Shqipërisë - 3.166.667 lekë
Aleanca Kuq e Zi - 3.166.667 lekë
KQZ vendosi shtyrjen e shqyrtimit për në mbledhjen e ardhshme, të projektvendimit, "Për miratimin raportit vjetor për veprimtarinë e KQZ-së për vitin 2014, që do t'i paraqitet Kuvendit të Shqipërisë. /a.ke/
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Bie nga kati i dytë i banesës, ndërron jetë fëmija 8-vjeç në Bathore