KQZ shqyrton disa projekt-vendime



TIRANË, 20 Maj /ATSH- I. Vata/-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  në mbledhjen e sotme shqyrtoi disa projekt-vendime si, kërkesen ankimore te PS-së, atë të përmbajtjes së fletës së fotimit sipas shortit dhe hedhjen e shortit sipas kërkesës ankimore nr. 22.
KQZ shqyrtoi "Projekt-vendimin për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.21, të paraqitur nga Partia Socialiste, me objekt, "Kundërshtimin e vendimit nr.55, datë 13.05.2015 të KZAZ nr.15, për regjistrimin e kandidatit për kryetar bashkie Ilir Pjetër Pjetraj, bashkia Kurbin, Qarku Lezhë", propozuar nga koalicioni APPD.  KQZ vendosi pranimin e kërkesës ankimore dhe konstatimin e pavlefshëmerisë absolute të vendimit nr. 55, të KZAZ-së 15.
Po ashtu, KQZ shqyrtoi edhe projekt-vendimin për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit sipas rezultatit të shortit të hedhur, për kandidatët për kryetar Bashkie, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të dates 21 qershor 2015, në bashkitë si më  poshtë: Kavajë, Rrogozhinë, Vorë, Konispol, Himarë, Finiq, Delvinë, Fushë Arrës, Pukë, Vau-Dejës dhe Vorë, Selenicë, Sarandë,  Malësi e Madhe, Durrës.
KQZ shqyrtoi edhe projekt-vendimin, "Për lirimin dhe emërimin e disa anëtarëve të KZAZ-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015", si dhe hodhi shortin dhe relatoi, kërkesën ankimore nr. 22, të paraqitur nga Partia Social Demokrate, me objekt, "Kundërshtimin e vendimit të KZAZ-së 74". KQZ vendosi shqyrtimin e kërkesës. /a.ke/
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Deputeti PS-së Plarent Ndreca ka qenë në SPAK! E konfirmon Bledi Çuçi