Ndonëse nuk ështa rasti i parë i shfaqëjes së këtij fenomeni në proceset zgjedhore në vend, rezultojnë se deri më tani janë zbuluar rreth 18 persona të listave për deputetë që kanë lidhje me njëri-tjetrin, ndonëse të paraqitur si kandidatë për parti të ndryshme. Nëse do të ndodhte që të zgjidheshin të gjithë këta deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, kjo do të sillte lidhje mes kunetërve, lidhje mes prindrit dhe fëmijëve, bashkëshortëve apo të një fisi të tërë. Referuar listave përfundimtare të partive të depozituara pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rezultojnë se disa nga kandidatët në garë për të marrë një mandat deputeti do të bëjnë fushatë kundra njëri-tjetrit.
Ndër më të përmendurit kohët e fundit në media është pikërisht dyshja e kunetërve që garojnë në Qarkun e Durrësit. Bëhet fjalë për ish-socialistin Agron Duka,i cili garon nën siglën e Partisë Republikane në qarkun e Durrësit dhe nga ana tjetër përball tij i pari në këtë qark kandidon Lefter Koka, deputeti aktual i LSI për këtë qark. Çifti Meta- Kryemadhi janë personat që garojnë të parët në qarqe të ndryshme, për të njëjtën parti. Bëhet fjalë për kreun e LSI Ilir Meta që është i pari në listën e LSI për qarkun e Tiranës, si dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, e cila është e para në listën e LSI për Qarkun Lezhë. Ky çift ka qenë edhe më parë në postet e deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë në periudhën 2001-2005.
Në listat shumëemërore vërehen edhe kunetërit Fatmir Mediu dhe Ilirjan Celibashi. Konkretisht ministri aktual i Mjedisit, Fatmir Mediu, kreu i PR garon i katërti në Qarkun e Korçës si deputet i PD, ndërsa Celibashi renditet e katërti në Qarkun e Fierit nën siglën e Partisë Socialiste. Ndërkohë që kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, i cili është renditur në listën e PD për Qarkun e Shkodrës, kunati i tij Frrok Gjini është i pari në listën e PDK në Tiranë. Qarku i Kukësit është dhe qarku që emra të fisit Elezi shfaqen në listat shumëemërore të disa partive. Konkretisht bëhet fjalë kandidatë të PS, LSI dhe FRD. Kështu nga ky fis për FRD kandidon Ardian Elezi, për Partinë Socialiste kandidon Lavdim Elezi si dhe Qemal Elezi, i cili është i dyti në listën e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Nuk është hera e parë që emra të këtij fisi kandidojnë qoftë për mandate deputetësh apo dhe për pushtetin e qeverisjes vendore, ndonëse ende nuk është zgjedhur një deputet nga këta emra. Lidhjet fisnore mes emrave në listat shumëemërore viojojnë edhe më tej.
Kështu, kunetër mes tyre rezultojnë edhe kandidatja e dytë në Qarkun e Tiranës për FRD Belma Muka me kandidatin numër 5 në Qarkun e Shkodrës për Partinë Socialiste Sait Fishta. Kreu i partisë Ambientaliste Agrare Lufter Xhuveli, i cili kandidon në Qarkun e Durrësit për PD, rezulton se vajza e tij është e para në listë për partinë e të atit në Qarkun e Tiranës. Të afërm në listat shumëemërore të partive për deputetë kanë edhe Hysni Sharra që garon në Qarkun e Vlorës për PD si dhe Myqerem Tafaj që kandidon në Tiranë po për PD. Ndonëse kjo nuk përbën ndonjë problem pasi nuk është parashikuar në Kodin Zgjdhor, pritet që këta kandidatë të “kthehen në kundërshtarë për njëri-tjterin” në momentet e çeljes së fushatave zgjedhore.
KANDIDATET QE KANE LIDHJE FAMILJARE
-Agron Duka PR, dhe Lefter Koka LSI në qarkun e Durrësit rezultojnë se janë kunetër me njëri-tjetrin
-Fatmir Mediu PD(PR) në Qarkun korçë me Ilirjan Celibashin (PS) në Qarkun e Fierit rezultojnë se janë kunetër
-Nard Ndoka në PD në Qarkun e Shkodrës me Frrok Gjinin në Qarkun e Tiranës për PDK, rezultojnë se janë kunetër
-Ilir Meta në LSI në Qarkun Tiranë me Monika Kryemadhin me LSI në Qarkun e Lezhës, janë bashkëshortë.
-Belma Muka në FRD në qarkun Tiranë me Sait Fishtën PS në Qarkun e Shkodrës, rezultojnë se janë kunetër
-Lufter Xhuveli me PD në Durrës me vajzën e tij në qarkun e Tiranës për Partinë Ambintaliste Agrare
FISI ELEZI ME PS, FRD, LSI NE KUKES
-Fisi Elezi me PS, FRD LSI në Kukës
Ardian Elezi i pari i FRD në Qarkun Kukës
Lavdim Murat Elezi i dyti PS në Qarkun Kukës
Qemal Mustaf Elezi i dyti i LSI në Qarkun Kukës
(sg/shqiptarja.com)