"Në nenin 67, nenin 68, nenin 69, nenin 71, nenin 72 dhe nenin 73 të ligjit Nr. 10019, datë 29.12.2008 "Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar, parashikohen procedurat për depozitimin, verifikimin dhe miratimin e listave shumemërore të partive politike dhe dokumentacionit të rregjistrimit të kandidatit të propozuar nga Zgjedhësit, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, si dhe përcaktimin e afateve për publikimin e listave të kandidatëve, për zgjedhjet për Kuvendin", thuhet në relacion.
Gjithashtu mbledhjen e sotme pritet dhe projektudhëzimi për miratimin e rregullave për hedhjen e shortit për caktimin e anëtarëve që relatojnë kërkesat ankimore të regjistruara në kqz. "Kodi Zgjedhor i ndryshuar, ne nenin 129, paragrafi i parë, parashikon se për çdo kërkesë ankimore të regjistruar KQZ-ja cakton me short si relator një nga anëtarët e saj", thuhet në relacion.
(sg/shqiptarja.com)