KQZ shqyrton të marten projekt-vendime të rëndësishme

TIRANË-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nëpërmjet një njoftimi për mediat bën me dije se ditën e marte, më datë 07.04.2015 ora: 12:00, zhvillon mbledhjen me kalendar të ngjeshur ku do të diskutohen projekt-vendime të rëndësishme.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka në rendin e ditës të së martes disa projekt-vendime të rëndësishme si, Projekt-vendimi  "Për miratimin e afateve për ngritjen e KZAZ-ve dhe depozitimin e dokumentacionit të kandidimit në KZAZ dhe KQZ nga grupet nismëtare, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21 qershor 2015", si pasojë e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, projekt-vendimin "Për miratimin e modeleve të dokumentave, që do të përdoren nga Grupi i Numërimit dhe Komisioni i Zonës së Administrimit Zgjedhor, për nxjerrjen e rezultateve të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore 2015, projekt-vendimin "Për miratimin e modeleve të kandidimit, që do të përdoren në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 qershor 2015".
Gjithashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  do të shqyrtojë edhe projekt-vendimin   "Për miratimin e procedurës për hedhjen e shortit, për  caktimin e partisë që do të prozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015", projekt-vendimin "Për shpalljen e rezultatit të shortit, për caktimin e partisë që do të prozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015", projekt-vendimin "Për caktimin e njësive administrative ku do të ngrihen selitë e KZAZ-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21.06.2015", projekt-vendimin "Për ngritjen dhe thirjen e mbledhjes së parë të KZAZ-së, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21.06.2015". /ATSH/
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Media gjermane “Blick”: Vizitoni Shqipërinë, vendin mesdhetar me pasuri historike dhe kulturore