KQZ shtyn miratimin, zgjedhjet
pritet të kushtojnë 741 mln lekë

KQZ shtyn miratimin, zgjedhjet <br />pritet të kushtojnë 741 mln lekë
TIRANË – Zgjedhjet e 23 qershorit parashikohet të kushtojnë 741 milionë lekë, prej të cilave 277 milionë vetëm për paga dhe shpërbime të stafit të përkohshëm ndihmës të administratës së KQZ-së, 10 milionë për kamerat dhe 177 milionë lekë, për mallrat, shtypshkrimet, vulat rezervë, procesverbalet, manualet etj. Në këtë buxhet nuk përfshihet kostoja e dy projekteve të numërimit elektronik të Fierit dhe Tiranës.

Kjo ka qënë tema e diskutimit të sotëm të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, krahas asaj të vulave rezervë në qëndrat e votimit.

Kryetarja e KQZ-së, Lefterie Lleshi tha se “për buxhetin i jemi referuar zgjedhjeve të mëparshme”.

Përsa i përket karburantit që do të përdoret, 40 mijë litra, u sqarua nga administrata se bëhet fjalë për mjetet e ushtrisë, që do të shpërndajnë bazën materiale.

Për personat me të meta fizike, rreth 2000 pedana, do të shpërndahen sipas kërkesave që do të paraqiten nga baza.

Gjithashtu, nga buxheti është hequr fondi i trajtimit ushqimor, i gjysmëdietës prej 1 mijë lekësh në ditë, për komisionerët. Ky zë është hequr, sepse investimi për 38 mijë komisionerë shkonte 38 milionë lekë, më shumë sesa ai i kamerave.

Nënkryetari Denar Biba, që foli në vijim, theksoi rëndësinë e kësaj çështjeje, të shpenzimit të taksave së qytetarëve, si e një rëndësie, që meriton vëmendje.

“Do kërkoja”, tha Biba, “një bashkëpunim më të mirë ndërmjet drejtorive tuaja për çështjen e fondeve, para se ato të vijnë për diskutim në KQZ . Gjithashto, do vlerësoja disa parashikime që çojnë në projekte, që donatorë të huaj mund të bëjnë për përmirësimin e zgjedhjeve.

Miratimi i buxhetit u shty me kërkesë të kryetares Lleshi, që kërkoi sjelljen e një informacioni të plotë nga ana e administratës së KQZ-së, duke  akuzuar drejtorin përgjegjës “se informon në mënyrë selektive dhe nuk është hera e parë që e bën, por hera e 100-të. Të lutem, na informo në tërësi,” përsëriti ajo.

Komisioni mbylli takimin e sotëm për të diskutuar në ditët në vijim, buxhetin e fushatës. Sot, KQZ-ja, votoi ndër të tjera, ekzemplarin e vulës, që e kaloi me shumicë votash.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Zaloshnja: Të pasakta 95% e parashikimeve nëpër studio televizive rreth arrestimeve të SPAK-ut

Zaloshnja: Të pasakta 95% e parashikimeve nëpër studio televizive rreth arrestimeve të SPAK-ut