KQZ shtyn për nesër afatin e
regjistrimit të koalicioneve

KQZ shtyn për nesër afatin e <br />regjistrimit të koalicioneve
TIRANE - Komisioni Qendror Zgjedhor shtyn për nesër afatin e regjistrimit të koalicioneve parazgjedhore për të dalë në zgjedhjet e 23 qershorit.

Burime nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bënë të ditur sot gazetares Joniada Koçi të TVA1 REPORT! se afati për regjistrimin e koalicionieve nuk skadon sot por nesër, 24 prill në orën 18:0) Ky afat argumentohet me faktin se maji ka 31 ditë dhe afati 60 ditor skadon nesër.

Negociatat intensive të konturimit të koalicioneve zgjedhore të vijuara deri në orët e vona të të mbrëmjes së djeshme pritet të vijojnë sot në të dy kampet. Berisha mungesën e PBDNJ e kompenson me MEGA-n, ndërsa Topi deri në mesnatë ka qënë me vendimin për të dalë vetëm. AK presion Ramës, por bashkë me PSD e PDS pritet të firmosin sot.

BISEDIMET E OREVE TE FUNDIT

Deri në mesnatën  kanë vijuar takimet, skemat dhe loja me aleancat duke mos reshtur makinacionet për krijimin e aleancave. Kur kanë mbetur pak orë nga mbyllja kohës së krijimit të koalicioneve si Berisha ashtu dhe Rama në krye të blloqeve politike po ushtrojnë trysninë e nevojshme për të përfunduar procesin.

Kështu më i kontraktuar është kryeministri Berisha, i cili ka parë jo vetëm ikjen e LSI të drejtuar nga Meta por dhe atë të ditës së djeshme pra marrjen në sekondën e fundit të PBDNJ të drejtuar nga Vangjel Dule. Berisha është kundërpërgjigjur duke marrë në koalicionin e djathtë përpos Ndokës së PDK e Idrizit të PDIU edhe një parti përfaqësuese të minoritetit grek në Shqipëri.

Bëhet fjalë për partinë “MEGA”, me të cilën Berisha kërkon të bëjë rezonancë në zonat e jugut ndaj PBDNJ e cila dje nënshkroi me PS. Ndërkohë që kreu i PD Berisha po tenton sërish të përfshijë në aleancën e djathtë FRD e drejtuar nga ish-presidenti Bamir Topi. Një ftesë te tillë ka përsëritur dhe numri dy i PD Ritvan Bode njeriu që merret me negociatat.

Por burimet saktësojë se deri në orët e vona të natës, Topi ka konfirmuar se do dalë vetëm në zgjedhje, ndërsa ka lënë thjeshtë deklaratën se do vendosë sot në mesditë. Nga ana tjetër dhe në kampin e majtë s’shkon si në vaj puna. PSD, PDS e AK po ushtrojnë presion ndaj Ramës për të marrë maksimalen deri sot në mesditë.

Pritet që sot kreu i PS Edi Rama dhe kreu i AK Kreshnik Spahiu të takohen për të formatuar aleancë mes tyre. Burime brenda AK dhe PS bëjnë me dije se ka përfunduar dje takimi i negociatorëve ku është rënë dakord për shumicën e pikave.

Por mësohet se elementi që mund të prishë marrëveshjen ka të bëjë me mundësinë e përfshirjes së tre kandidatëve të AK në listat e sigurta të PS, gjë që është refuzuar nga Rama, me argumentin se një gjë të tillë nuk e ka bërë as me LSI, as me partitë e tjera aleate.

AK thotë se “duhet të garantohet vota e qytetarëve, në mungesë të sistemit të garantimit të votës në Kod. PS duhet të garantojë votën”. Pika e dytë ka të bëjë me “miratimin e kartës së parimeve të integrimit për miratimin e reformës institucionale dhe të integrimit në BE, të cilën duhet të ndjekë qeverisja e ardhshme pas rotacionit politik”.

Pikë e tretë është rënia dakord për “hapësira të lira dhe pa bllokime mediatike për të gjitha partitë e koalicionit”. Pika e fundit ku pritet të bihet dakord sot është “miratimi i një kodi etike midis palëve në fushatën elektorale”.

Ndërkohë pikërisht ditën e sotme do të shfrytëzojnë dhe kreu i PS Edi Rama dhe dy nga partitë aleate solide për shumë vite, përkatësisht PSD e Skënder Gjinushit dhe PDS e Paskal Milos për të hedhur firmën në marrëveshjen e koalicionit.

Redaksi Online
(jm/sg/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

'Me Inteligjencë Artificiale transferojmë në kohë të shkurtër legjislacionin e BE-së', Rama: Kroacisë iu deshën 7 vjet, angazhuan përkthyes të shumtë

'Me Inteligjencë Artificiale transferojmë në kohë të shkurtër legjislacionin e BE-së', Rama: Kroacisë iu deshën 7 vjet, angazhuan përkthyes të shumtë