KQZ shtyn për të mërkurën vendimin
për 3 kërkesat e PD për referendum 

KQZ shtyn për të mërkurën vendimin<br />për 3 kërkesat e PD për referendum 
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka shtyrë vendimin për 3 kërkesat e shoqërisë civile dhe Partisë Demokratike, për çështjen e parkut të lojrave për fëmijë, tek liqeni artificial, ndërtimit të një objekti tek Universiteti Politeknik dhe parkimit tek Parku Rinia.
 
Sipas Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ky vendim ëhstë marrë, pasi duhet të jenë të pranishëm përfaqësues të këshillit Bashkiak.
 Ndaj këtij vendimi kanë reaguar edhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike
 
PD pretendon se parkingu, ndërtimi te korpusi i UT dhe Parku i Liqenit mund të ndërtohen në zona alternative duke mos cënuar edhe më tej situatën mjedisore në Tiranë.
Në kërkesat e bëra PD ka thënë se, këto projekte nuk marrin në konsideratë ndikimin që kanë në mjedis dhe mbi të gjitha nuk janë konsultuar me qytetarët.
 
Në mbledhjen e sotme, Denar Biba është shprehur se jo çdo vendim i institucioneve duhet të shkojë në referendum.

Rrezikohet që cdo vendim i institucioneve të shkojë në referendum, nuk jemi rubrikë popullore” ka thënë ai.

Ndërkohë që Njazi Kosovrasti ka shtuar se, kjo kërkesë ëhstë legjitime.

Kërkesa legjitime, ti hapet errugë referendumit”.

Sakaq, Eridjan Slianji ka thënë se, sipas kushtetutës nuk lejohet referendumi për taksa e tarifa.

“Kushtetuta nuk lejon referendumin për tarifa dhe taksa. Për parkun Rinia, ka një taksë për parkimin e makinave

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Manchester City pësoi katër gola nga Celtic, skuadrës së Guardiolës nuk i ndodhte prej katër vitesh

VIDEO/ Manchester City pësoi katër gola nga Celtic, skuadrës së Guardiolës nuk i ndodhte prej katër vitesh