KQZ shtyn të enjten tenderin
për kartat elektronike

KQZ shtyn të enjten tenderin<br />për kartat elektronike
TIRANE- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve shtyn për të enjten hapjen e proçedurave prokuruese për realizimin e sistemit elektronik për verifikimin dhe regjistrimin e zgjedhësve,në Qarkun e Tiranës.

Si edhe në rastin e procedurave prokuruese për numërimin elektronik në Fier, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, do të hapë zarfat me dokumentacionet përkatëse që kanë ofruar kompanitë përsa i përket verfifikimit dhe regjistrimit të zgjedhësve. Pritet që të jenë pak a shumë të njëjtat kompani që do të ofrojnë ofertat teknike për verifikimin e zgjedhësve siç ishin për numerimin votimin elektronik në Fier. 4 kompanitë për votimin elektronik të Fierit ishin INDRA(kompani spanjolle), ES & S (kompani amerikane), DRS (kompani angleze) si dhe SCITL (kompani spanjolle).

 Pas shqyrtimit të dokumentacionit, shoqëria që do të plotësojë kërkesat kualifikuese si dhe do të paraqesë një projekt teknik të identifikuar si kualifikues do të ftohet të paraqesë ofertën ekonomike në këtë procedurë prokuruese.

NUMERIMI ELEKTRONIK NE FIER
Ndërkohë që për numërimin elektrin në Fier, burime pranë KQZ bëjnë të ditur se brenda javës do të jepet dhe vendimi për kompaninë fituese, e cila do të ketë përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara nga Komisoni i Vlerësimit tëe Ofertave. Bëhet e ditur se ky komiosion është ende në fazën e studimit për numërimin e fletëve të votimit nga pajiset që kanë ofruar 4 firmat e sipërmpërndura për numëirmin e votave elektronike që do të poërdoret në Qarkun e Fierit.

PROJEKTI
Kodi Zgjedhor në nenin 179/1, pika 4, përcakton se për zgjedhjet për Kuvend të vitit 2013, në qarkun e Tiranës do të përdoret Sistemi Elektronik për verifikimin dhe regjistrimin e zgjedhësit (SEV). Ky sistem përdoret për herë të parë në zgjedhjet në Shqipëri dhe do të shërbejë si projekt pilot për të parë mundësinë e shtrirjes në të ardhmen në të gjithë vendin. Pajisja që përdoret në qendrën e votimit duhet të funksionojë në mënyrë të pavarur nga njësia qendrore duke lexuar përmbajtjen e dokumentit të identitetit vetëm gjatë orarit të votimit,të lexojë dhe regjistrojë automatikisht informacionin që ndodhet në qarkun me kontakt dhe/ose pa kontakt të dokumentit të identifikimi (leternjoftim elektronik ose pasaporte biometrike). Të dhënat që lexohen janë, emri, mbiemri,datëlindja, numri i identifikimit personal dhe numri dokumentit të identifikimit, gjinia;të garantojë minimumin e ndërhyrjes nga personi i caktuar me përdorimin e saj për të funksionuar; të garantojë një shkallë të lartë mbrojtjeje e sigurie ndaj tentativave për ndërhyrje të paligjshme nga jashtë paisjes;të garantojë ruajtjen e panndryshueshme në kujtesën e saj elektronike të të dhënave të dokumentave të identifikimit (leternjoftim elektronik ose pasaporte biometrike) te regjistruara;të garantojë mosregjistrimin e të dhënave të dokumentave të lexuara në rend kronologjik gjatë ditës së votimit;të garantojë që regjistrimi i të dhënave të dokumentit të identifikimit (leternjoftim elektronik ose pasaporte biometrike) vetëm një herë pavarësisht se sa herë dokumenti lexohet nga makina si dhe të sigurojë ndërfaqen njoftuese per leximin ose jo, rileximin e të dhënave të dokumentit (leternjoftim elektronik ose pasaportë biometrike). Si rregull, çdo qendër votimi duhet të ketë pajisjen e leximit elektronik të dokumentit të identifikimit (leternjoftim elektronik ose pasaporte biometrike).

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Ndikimi i plagosjes së kryeministrit Fico në zgjedhjet e qershorit në BE

Ndikimi i plagosjes së kryeministrit Fico në zgjedhjet e qershorit në BE