Pas verifikimit që iu është bërë partive nga administrata e KQZ, pritet që koalicionet të kenë ndryshime në përbërjen e tyre të partive, pas vendimeve të dhëna të Kolegji Zgjedhor për rrëzimin e kërkesës së disa partive dhe mosregjistrimit të tyre si subjekte zgjedhore në zgjedhjet kuvendore të 23 qershorit.
Koalicionit të djathtë pritet që t`i largohet nga regjistrimi Partia Civile. Të majtës do t`i largohet nga koalicioni Partia Demokratike e Bashkimit Mysliman, Partia e Prosperitetit Demokrat kërkesa e të cilave u rrëzua nga Kolegji Zgjedhor.
Pritet që sot të finalizohen përfundimisht koalicionet që do të garojnë në zgjedhjet e 23 qershorit. Mbetet për tu finalizuar sot lista përfundimtare e partive, ndërkohë që deri të hënën partitë duhet të depozitojnë emrat për kandidatë për deputetë që do ta garojnë në gjithë vendin.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 04.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)