KQZ, sot ngrihet Bordi i Monitorimit të Medias

/ATSH-Anila Struga/.- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet të miratojë të mërkurën projektvendimin "Për ngritjen e Bordit të Monitorimit të Medias për monitorimin e fushatës zgjedhore në radion dhe televizionin publik dhe ato private".
Kodi zgjedhor (neni 85, pika 1) parashikon ngritjen nga KQZ, të BMM-së, 40 ditë përpara fillimit të periudhës zgjedhore. Bordi ka për detyrë monitorimin e zbatimit të dispozitave të këtij kodi për fushatën zgjedhore në radion dhe televizionin publik dhe ato private.
P/vendimi që do të shqyrtohet mesditën e sotme nga KQZ-së propozon përbërjen prej 6 anëtarësh të BMM-së dhe konkretisht: Basir Çollakun, Florian Seriani, Maklen Misha, Vilson Kuçi, Rexhep Polisi dhe Klarita Bajraktari, të cilët janë emra që operojnë në fushën e medias. Në mbledhjen e parë konsistuese do të bëhet zgjedhja e kryetarit të Bordit.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Harris: Vota e 5 nëntorit është 'një zgjedhje mes lirisë ose kaosit'