KQZ, sot raportet e auditëve
PS: 25 mijë dublime,PD: 1 mijë

KQZ, sot raportet e auditëve<br /> PS: 25 mijë dublime,PD: 1 mijë
TIRANE - Pritet që KQZ të shqyrtojë dy raportet e adutitëve teknicienë lidhur me verifikimin e listave të zgjedhësve. Shifrat janë të ndryshme mes auditëve, ku problematike mbeten ato të personave të dyshuar sio të dubluar.

Verifikimi i listave të zgjedhësve të publikuara nga Ministria e Brendshme pritet që të përplas në KQZ dy auditët teknicienë të zgjedhur nga ky komision për auditimin e tyre. Partia Socialiste dhe Partia Demokratike vijojnë që të mbajë qëndrime të ndryshme në lidhje me të dhënat që ata konstatojnë nga verifikimi i këtyre listave, ku shifrat shpesh herë kanë qenë me diferenca të mëdha.

Më problematiket kanë qenë pikërisht shifrat për perosnat e dyshuar si të dubluar. Në raportet e dy audituesve,që pritet të shqyrtohen në KQZ shifrat janë tejet kontradiktore, të cilat nuk do të lënë pa u përfshirë në debate anëtarët e KQz dhe përfaqësuesit ligjor të partive.

Sipas të majtëve,rezulton një numër i lartë i personave të dyshuar si të dubluar, që kap shifrën prej 25.874 zgjedhësve të dyshuar si të dubluar në lista. Këta persona të dubluar mund të jenë potencialisht dy herë votues dhe ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve.

Shqetësimi i audituesit të majtë lidhet edhe me zgjedhësit, të cilët nuk janë të pajisur me një adresë të saktë zgjedhore, e cila rrit shanset e votimit dy herë. Sipas të dhënave të raportit të auditusit të majtë, janë rreth 385 mijë zgjedhës, të cilët nuk kanë një adresë të saktë zgjedhore në listën përfundimtare të zgjedhësve,duke vënë në dyshim plotësisht procesin zgjedhor.

Nga raporti i nxjerrë pas krahasimit me listën e zgjedhësve, ekspertët kanë nxjerrë një shifër prej 25.874 shtetas të dyshuar si të dubluar në listat zgjedhore për zgjedhjet e 23 qershorit. Në raport theksohet se problematika më e madhe lidhet me listën e zgjedhësve, pikërisht me ata zgjedhës që ende figurojnë sot në listën e zgjedhësve pa një adresë të saktë zgjedhore.

Sipas raportit të opozitës në Qarkun e Tiranës figurojnë rreth 87 mijë zgjedhës pa adresë, në Qarkun e Vlorës 84 mijë, në Qarkun e Korçës 27 mijë dhe në Qarkun e Shkodrës 38 votues pa adresë zgjedhore.

MAZHORANCA

Por,shifra krejt të tjera jepen nga përfaqësuesit e mazhorancës, sipas të cilëve situate paraqitet normale, edhe pse pranohet ekzistenca e dublikimeve, në një kohë që pretendimi në fillim të vitit ka qenë për zero dublikime. Në raportin e së djathtës,janë rreth 1 mijë persona të dyshuar si të dublikuar.

Lista përfundimtare e zgjedhësve përmban 3,270,936 zgjedhës në rang vendi. Pas gjenerimit të listës Përfundimtare më 13 maj,u bënë kontrollet për dublimet dhe rezultuan në fund të procedurave 1,139 rekorde të personave të dyshuar si të dubluara.

Sa i përket numrit të zgjedhësve mbi 100 vjeç që nuk janë përfshirë në listat e zgjedhjeve,shifra shkon në 750 zgjedhës. 3,270,936 zgjedhës janë afishuar pranë 5,506 qendrave të votimit në çdo njësi të qeverisjes vendore.

Ndërkohë që pritet që dy auditët teknicienë, Dashamir Çali i propozuar nga ish-nënkryetari i KQZ, Denar biba si dhe Genti Malko i propozuar nga kryetarja e KQZ, të çojnë dhe një tjetër raport përfundimtar të auditimit të listave në periudhën maj - qershor.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 22.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Mat/ I vuri zjarrin tokës, por u dogj dhe vetë! Ndërron jetë në spital i moshuari

Mat/ I vuri zjarrin tokës, por u dogj dhe vetë! Ndërron jetë në spital i moshuari