KQZ, sot regjistrohen partitë politike në zgjedhjet e 21 qershorit

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve njoftoi se sot miratohen aktet për regjistrimin e partive politike në zgjedhjet e 21 qershorit 2015
Sipas zëdhënëses së KQZ, afati i fundit për dorëzimin e dokumetacionit ka qënë dje, ora 18.00. Gjithashtu KQZ rikujtojn se afati i fundit ligjor për regjistrimin e Komiteteve Nismëtare është data 18 prill, ndërsa afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve është data 2 maj.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë mblidhet çdo dite, dhe ka angazhuar të gjitha burimet e tij për të siguruar mbarëvajtjen maksimale të procesit zgjedhor.
Në zbatim të kompetencave të njohura nga ligji, KQZ, prodhon vazhdimisht akte nënligjore, të cilat detajojnë formulat e parashikuara nga Kodi Zgjedhor dhe i'u shërbejnë Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve, por edhe organeve të tjera në hierarkine institucionale, për të realizuar një proces konform ligjit e Kushtetutës.
KQZ gjithashtu fton çdo subjekt të interesuar që, në lidhje me çfarëdo pakënaqësie apo mosdakordësie me vendimmarrjen e KQZ, ti drejtohet Kolegjit Zgjedhor, duke ndihmuar kesisoj që procesi të qëndrojë brenda hapësirave institucionale, pa u bërë pre e ekseseve apo interesave të vogla politike.
/atsh/

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

50 medikamente të reja për sëmundjet onkologjike, Koçiu: Shtim të numrit të fishave të diabetit falas