KQZ sot rrit buxhetin e zgjedhjeve
me 200 milionë lekë të vjetra

KQZ sot rrit buxhetin e zgjedhjeve <br />me 200 milionë lekë të vjetra
TIRANE Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që të marrë në shqyrtim sot miratimin e struktuës së shpenzimeve buxhetore për zgjedhjet për Kuvendin të vitit 2013, i cili u kthye nga anëtarët për rishikim nga administrata pas shifrës së parë rreth 7.2 miliardë lekë. Ndërkohë që në projektbuxhetin që do të paraqitet sot në mbledhjen e këtij komisioni, buxheti është shtuar me rreth 200 milionë lekë të vjetra.

Në ndryshim nga buxheti i mëparshëm, të cilin palët e kontestuan pasi ishte i lartë në zëra të veçantë siç ishin ato të pagave dhe shpërblimeve të komisionerëve. Në buxhetin e ri që pritet të shqyrtohet dhe miratohet sot janë bërë disa ndryshime, duke i dhënë më shumë prioritet zërave të investimeve,sektorë ky që përfiton një shtim buxheti prej 140 milionë lekë të vjetra në krahasim me atë të mëparshmin (nga 420 milionë lekë të vjetra në 560 milionë lekë të vjetra).

Në këto zëra përfshihen pikërisht sistem i integruar të dhënash zgjedhore, paisje kompjuterike dhe pajisje për sistemin e kamerave. Ndërkohë që një tjetër zë i ndryshuar, janë pikërisht dhe shërbimet, për të cilat administrata e KQZ-së ka menduar të shtojë 40 milionë lekë të vjetra në krahasim me buxhetin e vjetër që u propozua pak kohë më parë (nga 232 milionë lekë të vjetra që ishin propozuar në buxhetin e vjetër, kjo shifër shkon në 236 milionë lekë të vjetra në buxhetin që do të shqyrtohet sot. Në zërat e shërbimeve bëjnë pjesë materialet specifike, materiale specifike brenda vendit, materiale të tjera, përfshirë karburantin, shtypshkrime apo dhe kancelari. Po ashtu pjesa e debatuar nga ana e anëtarëve të propozuar nga opozita në KQZ, ajo e pagave dhe shpërblimeve, ka pësuar një rritje prej me 10 milionë lekësh të vjetra. Nga 2 miliardë e 762 milionë lekësh të vjetra shkon në 2 miliardë e 775 milionë lekësh të vjetra. Këtu bëjnë pjesë pagat e personelit të përkohshëm në KQZ si dhe shpërblime të anëtarëve të KZAZ-ve, KQV-ve , GNV-ve, trajnues si dhe të Bordit të Monitorimit të Mediave. Pikërisht te sektori i shpërblimeve janë shtuar edhe 10 milionë lekë të vjetra.

FLETET E VOTIMIT NE FIER

KQZ pritet që të shqyrtojë sot edhe një tjetër projektvendim lidhur me miratimin e modelit dhe specifikimeve teknike të fletës së votimit në Qarkun e Fierit, ku do të aplikohet dhe teknologjia në numërimin elektronik të votave. “Nisur nga fakti se në Qarkun e Fierit për herë të parë për zgjedhjet për Kuvendin të vitit 2013 do të përdoret teknologjia e numërimit elektronik të votave SEN, lind e nevojshme miratimi i modelit dhe specifikimeve teknike të fletës së votimit për këtë qarkë, sipas kritereve specifike të kerkuara nga SEN. Për modelin dhe specifikimet teknike të fletës së votimit për Qarkun Fier, administrata e KQZ ka bashkëpunuar me ekspertët e kompanisë fituese (INDRA), e cila do të realizojë projektin SEN në Qarkun Fier. Modeli i fletes së votimit për Qarkun Fier i paraqitur në projekt akt përmban të gjitha elementet e përcaktuara në nenin 97, pika 1 dhe nenin 98 të Kodit Zgjedhor. Fleta e votimit përmban dhe elemente sigurie, të cilat garantojnë sigurinë e prodhimit dhe përdorimit të saj.

Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë