KQZ-të e Kosovës dhe Shqipërisë
së bashku, firmoset memorandumi

TIRANE- Firmoset sot nga dy kryesueset e KQZ-ve të Shqipërisë dhe Kosovës memorandumi i bashkëpunimit. Kryetarja Shqiptare e KQZ, Lefterie Luzi si dhe ajo e Kosovës Valdete Daka janë shprehur se bashkëpunimi mes dy institucioneve do të formalizohet dhe do të jetë një shtyllë e rëndësishme. Memorandumi rrit bashkëpunimin mes institucioneve zgjedhore në kuadër të bashkëpunimit në informacion, logjistikë, menaxhim e të tjera.

Lefterie Luzi u shpreh se duke “marrë parasysh lidhjet tradicionale historike dhe kulturore ndërmjet dy vendeve dhe dëshirën për të forcuar marrëdhëniet e bashkëpunimit në çdo fushë, jemi të bindur se një bashkëpunim efektiv dhe i ngushtë do t’i shërbejë rritjes së performancës të administratave zgjedhore të dy institucioneve.”
 
Ndërsa kryetarja e KQZ së Kosovës, Valdete Daka u shpreh se memorandumi do të rezultojë në të mirë të dy vendeve.
 
“Jemi këtu për të vendosur themelet e bashkëpunimit mes institucioneve tona. Ideja e memorandumit ka ardhur gjatë një takimi në Kosovë. Kemi pasur bashkëpunim në fusha të ndryshme. Në zgjedhjet e fundit lokale kemi pasur mbështetje në logjistikë nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Sqhipërisë.”-u shpreh Daka.

Redaksia Online
(ak/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Përplasen rëndë dy tramvaje në Strasburg, 30 të plagosur (VIDEO)

Francë/ Përplasen rëndë dy tramvaje në Strasburg, 30 të plagosur (VIDEO)