TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, shqyrtoi dhe miratoi me 4 vota pro projektvendimin “Për miratimin e sasisë së fletëve të votimit që do të prodhohen për çdo qendër votimi, për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 23 Qershor 2013”.
Nga përpunimi i të dhënave nga Administrata e KQZ-së, rezulton se në rang vendi janë gjithsej 5508 Qendra Votimi, me gjithsej 3 271 885 zgjedhës.
Bazuar në urdhërimet e pikës 4, të nenit 97 të Kodit Zgjedhor, të ndryshuar, e cila përcakton se sasia e fletëve të votimit që duhet të prodhohet është e barabartë me numrin e zgjedhësve, duke shtuar 2%, KQZ vendosi që të prodhohen 3 337 388 fletë votimi gjithsej.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com