TIRANE- Pas refuzimit të parë, 3 anëtarët e zgjedhur nga e majta në KQZ i kanë dërguar një letër të dytë ministrit të Brendshëm, Flamur Nokës, për të marrë informacion mbi shpërndarjen e popullsisë.
Letra vjen në një moment kur ende demokratët nuk i janë drejtuar Kolegjit Zgjedhor, për të ankimuar rrëzimin në KQZ të vendimit për të rishpërndarë mandatet e deputetëve. Denar biba, Albana Shtylla dhe Jani Jani i kërkojnë ministrit informacion mbi lëvizjen e popullsisë në 4 komuna të qarkut të Kukësit, ku sipas deputetëve socialistë, për shkak të pakësimit të numrit të banorëve, duhet të hiqet një mandat. Anëtarët e KQZ-së kërkojnë informacion për emrat, dokumentacionin e pronësisë së banesës dhe numrin e letërnjoftimit për të gjithë votuesit e Topojanit, Shishtavecit, Fierzës dhe Tropojës.
Por këtë informacion, më herët, Ministria e Brendshme refuzoi ta japë, nën argumentin se shkelen të dhënat personale. Por duke tentuar që çështjen ta zgjidhin në KQZ, tre anëtarët e majtë argumentojnë në letrën e tyre se janë plotësisht në ushtrim të detyrës së tyre për të kontrolluar procesin parazgjedhor, në rastin konkret, për një çështje me interes të lartë publik siç është ndarja e mandateve për zgjedhjet.
(ah/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

PS informoi me 26 nentor dhe trupin diplomatik