KQZ: Të mërkurën,15 projekt-vendime për procesin zgjedhor 2015

TIRANË-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën me dije se të mërkurën do të zhvilloje mbledhjen e rradhes, ku në fokus ka disa projekt-vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë jo vetëm me procesin zgjedhor, por dhe me proceduarat dhe mirëadministrimin e zgjedhjeve 2015.
Një nga projekt-vendimet është per caktimin e masës së shpërblimit për anëtarët e   KZAZ-së, KQV-së dhe GN (grupeve të numërimit) për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, 21 qershor 2015, si dhe një sërë projekt-vendimesh  si, "Për caktimin e njësive administrative ku do të jenë ambjentet e punës të Zyrave Rajonale Zgjedhore, që do të ngrihen për zgjedhjet e datës 21.06.2015?, "Për caktimin e partive poltike që kanë të drejtë të paraqesin propozime për anëtarë të KZAZ-ve për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015".
KQZ do të diskutojë në tërësi të mërkurën 15 projekt-vendime, ku spikasin ai i administrimit te kutive, modelit të kodeve të sigurisë, që do të përdoren në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015, modelit të kutisë së votimit, modeleve të dokumentacionit të punës të KZAZ-ve, modelit të Regjistrit të Ankimeve  Zgjedhore për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të vitit 2015, miratimin e Strategjisë së trajnimit të komisioneve zgjedhore të niveleve të dyta dhe të treta për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015. /ATSH/
 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Media gjermane “Blick”: Vizitoni Shqipërinë, vendin mesdhetar me pasuri historike dhe kulturore