KQZ-Teliti: Po rritet artificialisht numri i votuesve në bashkitë e mëdha
TIRANË, 4 Maj /ATSH-Në mbledhja e sotme të KQZ, specialisti i gjendjes civile, Armand Teliti, ka mbajtur raportin mbi verifikimin e veprimeve në bazën e të dhënave të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile, maj 2015. Sipas Telitit, në Durrës po rritet artificialisht numri i votuesve. Ai tha se janë nënshkruar kontrata qiraje nga ndërmarrja komunale […]
TIRANË, 4 Maj /ATSH-Në mbledhja e sotme të KQZ, specialisti i gjendjes civile, Armand Teliti, ka mbajtur raportin mbi verifikimin e veprimeve në bazën e të dhënave të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile, maj 2015.
Sipas Telitit, në Durrës po rritet artificialisht numri i votuesve. Ai tha se janë nënshkruar kontrata qiraje nga ndërmarrja komunale e Durrësit dhe se vetëm në muajin prill, në Durrës janë shtuar 2200 persona."Ka një rritje jo natyrale të numrit të zgjedhësve në mars dhe prill në bashkinë e Durrësit. Sipas konfigurimit të ri, në bashkinë e Durrësit ka patur mesatarisht 83 votues në muaj shtese. Nga ekstrakti shkurt deri në mars ka patur mbi 200 votues të shtuar. Në bashkitë e tjera, situata eshte tërësisht e ndryshme, psh. në bashkinë e Elbasanit ka 162 votues të shtuar. Në Tiranë, ne periudhen mars-prill ka patur 1305 zgjedhës të shtuar", theksoi ai.
"Në përfundim të këtij auditimi, ekziston një dyshim se ndodhemi përpara një zhvendosje të votuesve për qëllime elektorale. Ndodhemi përballë një krimi elektoral", tha Teliti.
Sipas tij, kjo lëvizje është bërë me qëllim, duke hedhur dyshimet se kjo gjë është bërë nga kryetari aktual i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako."Janë firmosur kontrata qiraje nga Ndërmarrja Komunale Plazh, e cila është nën administrimin e Bashkisë. Po ashtu, jane bere kontrata me Bashkinë e Durrësit, në godina që dihet botërisht se janë të zëna nga persona të tjerë. Kontratat e sipërmarrjes nuk janë kontrata që mund të bëhet një leje banimi. Në momentin që në kontratën e sipërmarrjes thuhet që godina do t'i vihet në dispozicion blerësit 15 muaj pas nënshkrimit, nuk mund të shkojë të banojë pa përfunduar. Sipas ligjit, qytetari duhet të banojë realisht aty dhe duhet që të bëjë deklarimin 30 ditë pasi ka blerë ose ka firmosur një kontratë qiraje", tha Teliti. ./i.v//a.ke/
Sondazhi i ditës:
Lista e PS për 14 Majin me 44 rikandidime e 17 emra të rinj, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
59.4%
-
Të gabuar
27.5%
-
Nuk e di
13.1%
Vota total: 1638
Lajme të tjera
-
Dixhitalizimi/ KQZ dhe Qeveria zvicerane nënshkruajnë marrëveshje deri në 2026! Financim 1.2 mln euro
24 Mars, 11:33
-
KAS rrëzon sërish Berishën, nuk pezullon regjistrimin e PD-së për 14 majin! Ish-kryeministri: Urdhër i Ramës
23 Mars, 13:20
-
‘Lëvizja Bashkë’ regjistrohet në KQZ për zgjedhjet e 14 majit, refuzohet koalicioni 'Aleanca'
23 Mars, 11:09
-
‘Aktivitete shtetërore për qëllime elektorale’, KQZ u ndalon socialistëve zhvillimin e 5 aktivitete politike! Kryebashkiakët e Gjirokastrës dhe Kavajës 'në rrjetë'
22 Mars, 20:44
-
‘Vendoret’/ Kolegji Zgjedhor detyron Celibashin të regjistrojë partinë ‘Lëvizja Bashkë’! KAS pranon edhe ankimin e partisë së Dashamir Shehit, e regjistron me emrin e ri
21 Mars, 17:27
-
Carlo Bollino: Sali Berisha, si një klandestin në zgjedhje
18 Mars, 15:55
-
KQZ regjistron përfundimisht PD-në me kryetar Alibeajn! Kalojnë edhe aleancat, Berisha 'përjashtohet' nga koalicioni me Metën! Sefa: Të merren masa, përdorën simbolet tona
18 Mars, 11:37
-
'Vendoret', 2 kërkesa ankimore në KAS! Bindja Demokratike kërkon t'i njihet si kryetar Fabian Topollari, LZHK kërkon ndryshimin e emrit
18 Mars, 10:03
-
Tjetër kërkesë për koalicion dorëzohet në KQZ! 4 parti politike nën siglën 'Aleanca' garojnë për zgjedhjet vendore të 14 majit
17 Mars, 19:16
-
DOKUMENTI/ Pas vendimit të KAS, PD dërgon në KQZ deklaratën solemne të firmosur nga Alibeaj! Jep adresën e zyrave në ish-Bllok
17 Mars, 11:42
-
Revolucioni, ose estrada që do të na shoqërojë deri në finalen e Big Brother
17 Mars, 09:13
-
KAS regjistroi PD-në e Alibeajt në zgjedhjet vendore, Dashnor Sula: Kandidatët e dalë nga ‘Primaret’ të regjistrohen nën siglën tonë
16 Mars, 17:30