Valmir Elezi, zëdhënës për informim në KQZ, tha se "deri tani procesi ka shkuar sipas dinamikës së parashikuar dhe janë përmbushur disa prej detyrimeve kryesore".
"Përgatitjet për organizimin e këtyre zgjedhjeve janë duke shkuar sipas dinamikës së parashikuar me planin operacional të miratuar nga KQZ-ja. Vlen të përmendim se deri më tani janë përmbushur disa prej detyrimeve kryesore që dalin nga ky plan, siç janë: emërimi i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, Çertifikimi i subjekteve politike dhe kandidatëve pjesëmarrës, dhe është duke vazhduar puna në kryerjen e obligimeve tjera", theksoi ai.
Elezi theksoi rëndësinë që kanë subjektet politike për mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Ai ftoi të gjitha subjektet politike që t'i përmbahen ligjit për zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e përgjithshme, si dhe rregullave zgjedhore në mënyrë që t'i kontribuojnë këtij procesi.
Në Komunën e Graçanicës më datë 18 janar 2015 do të votohet për kryetar të ri. Ish-kryetari i kësaj komune, Branimir Stojanoviç dha dorëheqjen nga ky post, pasi u bë zëvendëskryeministër i Kosovës./KosovaPress/