KQZ, thellohet kriza e "Indras"-s
Biba: As unë s'e kam parë kontratën
Thellohet përplasja mes opozitës dhe KQZ-së mbi çështjen e kontratës me kompaninë “Indra” për projektin pilot të verifikimit dhe identifikimit të zgjedhësve. Vetë Nënkryetari i KQZ-së, Biba, ka pohuar se nuk e ka parë as vetë një kopje të saj.
TIRANË - Thellohet përplasja mes opozitës dhe
KQZ-së mbi çështjen e kontratës me kompaninë “Indra” për projektin pilot të verifikimit dhe identifikimit të zgjedhësve.
Kryetarja e Komisionit, Lefteri Lleshi, e pyetur për akuzat e disa ditëve më parë të përfaqësuesit ligjor të PS-së për mostransparencë të këtij institucioni, ka dhënë vetëm këtë koment: “Z.Gjoncaj mund të thotë ç’të dojë, z. Gjonçaj është z.Gjonçaj”.
Pavarësisht deklaratës së kreut të KQZ-së se opozita duket se kërkon të dijë më shumë për kontratën e lidhur mes Komisionit dhe kompanisë spanjolle “Indra”, vetë nënkryetari ka pohuar se nuk e ka parë as vetë një kopje të kësaj kontrate dhe as kontratën e parë për numërimin e fletëve të votimit në qarkun e Fierit. “Për aq sa më takon, mund t’ju them që as unë s’e kam parë një kopje të kësaj kontrate e as asaj të parës. Dje është përgatitur një set për anëtarët e minorancës e sot do të vihem në dijeni; mund të ketë elementë konfidencialiteti . Komisioni ka qënë i spostuar në këtë çështje, pasi është ngritur një tjetër komision i posaçëm me përfaqësues të KQZ-së, AKSH-it dhe ministrisë së Brendshme .
Procesi është process. Unë e kam shprehur gjithmonë shqetësimin tim. Konstituimi me vonesë i KQZ-së dy muaj do të ketë impaktin e vet.
Administrata s’duhet të kish pritur konstituimin e trupës së KQZ-së, sepse sikundër ju thashë, jemi larg procedurave.
I pyetur nga “A1 Report!” edhe për 132 vendet private të votimeve në 5 qarqe, Biba u shpreh se qendrat e votimit, nëse vendosen në ambiente private, do të shihen me përgjegjësi të madhe për të përmbushur kriteret në mënyrë që të mos cenohet procesi.
“Do të jemi skrupulozë në përmbushjen e ligjit për përzgjedhjen e këtyre qendrave të votimit. Disa ditë me parë, administrata e KQZ-së u ka dorëzuar një draft, anëtarëve dhe përfaqësuesve ligjorë me propozimet për qëndrat private të votimeve”, - përfundoi ai.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
68.3%
-
Jo
28.8%
-
Nuk e di
2.8%
Vota total: 985
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Dokumentet e skaduara rrezikojnë votën e diasporës, Haçkaj: Qeveria të shtyjë vlefshmërinë
1 Janar, 12:26
-
Debatet, partitë duan të numërojnë votën e diasporës! PD kundër Celibashit: S’mund të shpikni proces të ri! PS rezerva: Vëzhgues apo anëtarë?
30 Dhjetor 2024, 16:56
-
Zgjedhjet 2025/ KQZ teston 'PER', platformën për votuesit jashtë Shqipërisë! Celibashi: Llogarinë mund ta krijojë kushdo, nëse përmbushen kushtet regjistrohesh si zgjedhës
27 Dhjetor 2024, 08:55