KQZ, trajnim të veçantë
administratës për zgjedhjet e 2015
Administrata e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si dhe të komisioneve të tjera përgjegjëse për proceset zgjedhore do të trajnohen me një program të veçantë kompjuterik, gjë që do të mundësojë edhe lehtësimin në komunikim mes komisionerëve për zgjedhjet e ardhshme.
TIRANE- Administrata e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si dhe të komisioneve të tjera përgjegjëse për proceset zgjedhore do të trajnohen me një program të veçantë kompjuterik, gjë që do të mundësojë edhe lehtësimin në komunikim mes komisionerëve për zgjedhjet e ardhshme.
KQZ ka prezantuar gjatë mbledhjes së djeshme programin kompjuterik për Sistemin e Manaxhimit të të Mësuarit (Learning Management System, LMS). Kryetarja e KQZ-së, Lefterije Luzi (Lleshi) tha se ky sistem, do të shërbejë për mësimin në distancë dhe ata që do ta shfrytëzojnë këtë sistem janë kryesisht anëtarët e komisioneve zgjedhore të shpërndarë në të gjithë vendin, si të komisioneve të ZAZ-ve, të QV-ve dhe grupet e numërimit.
“Sistemi i Manaxhimit të të Mësuarit (Learning Management System), mund të përdoret dhe nga grupe të tjera të interesuara, në varësi edhe të mundësive teknike që KQZ do të administrojë në të ardhmen. Në këto target grupe mund të jenë përfaqësues të subjekteve zgjedhore, vëzhgues të ndryshëm e të tjerë”, tha kryetarja e KQZ. Aktualisht administrata e KQZ-së është duke e testuar sistemin dhe synohet që para zgjedhjeve të ardhshme për organet e qeverisjes vendore, të vitit 2015, të jenë përgatitur të gjitha kurset e nevojshme dhe të jenë vënë në dispozicion të grupeve të interesit, për t’i përdorur për rritjen e njohurive të tyre zgjedhore. Sistemi i Manaxhimit të të Mësuarit online (Learning Management System) është një program kompjuterik i përgatitur me mbështetjen financiare të USAID dhe atë teknike të IFES.
Mandati Pas një maratone të gjatë dorëheqjesh në Kuvend nga kandidatet femra për deputete në Qarkun e Durrësit, mandati i deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim i kaloi kandidatit në listën shumëemërore, Bujar Dervenit. Ky vendim u miratua me katër votat e anëtarëve të KQZ mbledhjen e djeshme. Në fillim mandatin për deputete në këtë qark e fitoi kandidatja Silvana Maskuti, dorëheqja e së cilës e pasoi mandatin e deputetes te kandidatja e radhës Merita Kuçi, dhe më pas përfundoi te Klodjana Pashkaj.
Por as Pashkaj nuk e mbajti mandatin e deputetes duke ia kaluar kandidates në radhë në listën shumëemërore për deputete në këtë qark, Ermira Koçi. Pas Koçit, mandati i kaloi ministrit të Bujqësisë Edmond Panariti, i cili sipas marrëveshjes me PS-në, që çdo ministër duhet të japë dorëheqje nga mandati i deputetit dhe të mbajë vetëm postin ministror, ai e la të enjten mandatin e deputetit për të mbajtur postin ministror. Vakanca e krijuar në grupin parlamentar të LSI-së pritet që të plotësohet seancës parlamentare të së enjtes, ku do të bëjë betimin edhe deputeti më i ri i këtij grupi, Bujar Derveni.
Shkrimi u publikua sot (25.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
51.6%
-
Jo
46.1%
-
Nuk e di
2.3%
Vota total: 6925
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota historike për zgjedhjet! Nis regjistrimi i diasporës, aplikojnë mbi 900 emigrantë! Kryeson Italia e Gjermania, dominojnë burrat me 80%
11 Janar, 07:25
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32